Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Kërkesa ime për vizë është refuzuar - si mund të veproj?

Lawyers © colourbox.de
Ndryshim nga 01.07.2025 – Heqje e procedurës së ankimimit
Në këtë mënyrë dëshirojmë t’ju njftojmë se kundër vendimeve të refuzimit, të cilat lëshohen duke filluar nga 01.07.2025 në kuadër të procedurës së vizave, nuk do të ketë më mundësi të ankimimit.
Ankimimet në ambasada dhe konsullata të përgjithshme nuk kanë asnjë efekt ligjor dhe nuk mund të përpunohen më. Ju nuk do të merrni vërtetim të pranimit të ankesës e as përgjigje lidhur me statusin aktual të ankesave, të cilat iu referohen vendimeve të refuzimit të lëshuara nga data 01.07.2025.
Përjashtim i vetëm: Përpunohen ankimimet kundër vendimeve të refuzimit, nëse janë parashtruar më herët se 01.07.2025.
Mundësitë pas refuzimit të kërkesës për vizë
Pas refuzimit të kërkesës për vizë i keni dy mundësi:
Ju në çdo kohë mund të parashtroni një kërkesë të re duke paguar tarifën përkatëse.
Në këtë kërkesë për vizë duhet t’i paraqitni sërish të gjitha dokumentet dhe dëshmitë relevante. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në mënyrë neutrale mbi bazën aktuale ligjore.
- Ju mund të ngritni padi pranë Gjykatës Administrative në Berlin duke paguar shpenzimet gjyqësore.
Për këtë ju mund ta angazhoni një avokat/e; por për kjo nuk është e domosdoshme. Eventualisht nga kjo procedurë mund të dalin shpenzime të tjera gjyqësore.
Lartësia e shpenzimeve gjyqësore caktohet në përfundim të procesit nga gjykata. Ajo i referohet numrit të vizave të kërkuara.
Më shumë informata mund të gjeni në faqen e internetit të Gjykatës Administrative në Berlin:
https://www.berlin.de/gerichte/verwaltungsgericht/service/visumsverfahren/
Informata rreth padisë
Pas njoftimit lidhur me vendimin e refuzimit të një kërkeseje për vizë, ju jeni të lirë të paraqitni padi pranë Gjykatës Administrative në Berlin.
Udhëzimet mbi mjetet juridike përfshihen në njoftimin tuaj të refuzimit. Detajet e mëtejshme mund të gjenden në këtë udhëzim detyrues mbi mjetet juridike.
Afati i fundit për ngritjen e një padie është zakonisht një (1) muaj nga data e njoftimit të vendimit përkatës.
Gjuha e gjykatës është gjermanishtja (Neni 184 i Aktit të Kushtetutës së Gjykatës).
Fatkeqësisht, nuk mund të jepet asnjë informacion në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore. Gjykata përcakton kohëzgjatjen dhe rrjedhën e saktë të procedurave gjyqësore.
Ky fletinformacion shërben vetëm për informim pa detyrim dhe nuk mëton të jetë i plotë. Ju lutemi informohuni në mënyrë të pavarur lidhur me informacionet e paraqitura këtu.