Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkimi i një vendi pune si fuqi punëtore e kualifikuar

Kantierë ndërtimi pranë Humboldt Forum në Berlin

Baustelle Humboldt Forum in Berlin, © chromorange

03.08.2022 -

Kush mund të aplikoj për vizë Kërkimi i një vendi pune si fuqi punëtore e kualifikuar?

Ju mund të aplikoni për vizë për të kërkuar një vend të punës si punëtor i kualifikuar me shkollim profesional, nëse dëshmoni se keni njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët dhe nëse

  • keni kryer një shkollim profesional gjerman të kualifikuar ose
  • keni marrë një kualifikim profesional jashtë vendit, i cili është njohur në Gjermani. Si dhe ku duhet parashtruar kërkesa për njohje, këto informata i kemi përmbledhur në një artikull të veçantë.

Parakushti: njohja zyrtare e diplomës

Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë. E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni këtu: Njohja në Gjermani.

Në rast se merrni vendimin për njohjen e kualifikimit mirëpo nuk keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni për vizë për kërkim të një vendi të punës. Duhet të jetë angazhim i kualifikuar, ndërsa veprimtaritë ndihmëse, apo me qëllim të mësimit të profesionit janë shprehimisht të përjashtuara.

A mund të filloj punën menjëherë me një vizë për kërkim të një vendi të punës? 

Fatkeqsisht jo. Me vizë keni të drejtë të punoni vetëm për një periudhë provuese për deri në dhjetë orë në javë për të cilin angazhim jeni aftësuar gjatë kualifikimit profesional.Sapo të keni gjetur një vend pune, ju lutemi t’i drejtoheni zyrës për të huajt në vendin tuaj të qëndrimit në Gjermani. Aty ju mund të parashtroni kërkesë për një lejeqëndrim dhe leje pune.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht t’i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një termin në kategorinë „Nisje e punësimit të kualifikuar me një diplomë të njohur në Gjermani („Aufnahme einer qualifizierten Beschäftigung mit in Deutschland anerkanntem Abschluss“) përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Tek pyetja punëdhënësi ju lutemi shënoni „kërkim të një vendi të punës" (Arbeitsplatzsuche als Fachkraft). Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t’i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Cilat dokumente më nevojiten për vizë për kërkim të një vendi të punës si fuqi e kualifikuar punëtore?

Ju lutemi plotësoni një aplikacion elektronik për vizë  në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe në 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta  (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi lidhur me diplomimin
  • Vendimi i njohjes
  • Një çertifikatë mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët  
  • Jetëshkrim në gjuhën gjermane në formë tabelare lidhur me rrugëtimin profesional. Ju lutemi bashkangjitni dëftesat, diplomat dhe eventualisht dokumentet e tjera që dokumentojnë kualifikimin tuaj.
  • Nëse keni: dëshmi të tjera lidhur me përgatitjen për kërkim të një vendi të punës
  • Letër motivimimi në gjuhën gjermane me të dhëna për punën të planifikoni të kërkoni
    • sektori
    • rajoni
    • vendi i planifikuar i qëndrimit
    • vendbanimi
  • Një deklaratë garancioni. Kjo duhet të paraqitet në një formular zyrtar dhe duhet t'i përmbajë pikat si në vijim:
    • kohëzgjatja e qëndrimit të planifikuar
    • të dhëna rreth qëllimit për kërkim të vendit të punës 
    • kapaciteti financiar i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
  • Alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për së paku tre dhe më së shumti gjashtë muaj. Informacione me të hollësishme mund të gjënden në përmbledhjen e kostos së jetesës në Gjermani.
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING)
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes  së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes Brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

 Më shumë informata gjeni këtu.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de