Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Punëtor me kualifikim profesional të njohur nga zyra kompetente

На фото изображены четверо работников разных профессий

Работники разных профессий, © colourbox.de

06.03.2023 -

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe së paku dy-vjeçare të arsimit profesional.

Për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

Për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme. Për ju mund të vijë në konsideratë punësimi sipas rregullorës së Ballkanit Perëndimor. 

Parakushti: njohja zyrtare e diplomës

Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë. E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni këtu: Njohja në Gjermani. Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë.

Sapo të merrni vendimin për njohjen e kualifikimit dhe të keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni për vizë për të punuar në Gjermani në atë profesion për të cilën jeni kualifikuar. Duhet të jetë angazhim i kualifikuar, ndërsa veprimtaritë ndihmëse, apo me qëllim të mësimit të profesionit janë shprehimisht të përjashtuara.

Nëse keni një diplomë të kualifikimit profesional së paku dy-vjeçare, apo diplomë universitare të lëshuar nga një shkollë/universitet gjerman, atëherë nuk është e nevojshme nisja e procedurës për njohjen e diplomës.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Caktimi i një termini mund të bëhet kur ju të keni në dispozicion njohjen e diplomës tuaj universitare, ose diplomës së formimit profesional nga Gjermania. Ju lutemi që fillimisht t’i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një termin në kategorinë „Nisje e punësimit të kualifikuar me një diplomë të njohur në Gjermani („Aufnahme einer qualifizierten Beschäftigung mit in Deutschland anerkanntem Abschluss“) përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t’i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Cilat dokumente më nevojiten për vizë për punësim si punëtor me kualifikim profesional?

Ju lutemi plotësoni një aplikacion për vizë në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 EUR në para të gatshme
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional ose përfundimin e studimeve
  • Njohja e barazvlefshmërisë së kualifikimit profesional nga zyra kompetente
  • Eventualisht leja për ushtrimin e profesionit
  • Deklaratë e marrëdhënies së punësimit 
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Më shumë informata gjeni këtu.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de