Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Studimet në Gjermani

E ardhmja

E ardhmja, © Colourbox

29.08.2023 -

Nënshtetasit e huaj mund të nisin studimet në Gjermani. Për këtë ata duhet të jenë të pajisur me vizë, baza ligjore për të cilën është e dhënë në bazë të §16b AufenthG.
Para fillimit të studimeve ju mund të regjistroni një kurs gjuhësor përgatitor për ta ndjekur krahas studimeve, ose të aplikoni për të studiuar.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjishtroheni më pas për nje termin në kategorinë e caktuar përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Terminet për këtë kategori janë të disponueshme brenda një kohe të shkurtër.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme

Ju lutemi të përpiloni një aplikacion elektronik për vizë, ta shtypni atë në dy kopje dhe t’i sillni ato me vete në termin në ambasadë. Përveç kësaj, në ditën e paraqitjes tuaj personale për aplikim në zyrën e vizave, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me validitet së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi mbi sigurimin e mjaftueshëm të jetesës. Parimisht duhet të dëshmohet shuma në lartësi të njejtë me shumën aktuale të BAföG-Satz . Dëshmia mund të paraqitet përmes dokumenteve në vijim:
    • përmes zotimit me shkrim të një burse në vlerë të mjaftueshme
    • përmes një deklarate garancioni. Ky duhet të paraqitet në një formular zyrtar dhe duhet t'i përmbajë pikat si në vijim:
      • kohëzgjatja e qëndrimit të planifikuar
      • të dhëna mbi qëllimin për të studiuar
      • kapaciteti financiar i i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
    • hapja e një llogarie të bllokuar. Nga data 01.10.2022 shuma që duhet të dëshmohet është 934 Euro në muaj. Ju jeni të lirë të zgjidhni bankën ofertuese.  
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING), me vlefshmëri së paku deri në regjistrim në fakultet. Ne ju rekomandojmë vlefshmëri së paku gjashtë muaj nga data e planifikuar e hyrjes në Gjermani.
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Varësisht nga rasti individual, duhet të paraqiten edhe dokumentet shtesë si në vijim:

Për kurse përgatitore të gjuhës:

  • Konfirmimi i regjistrimit dhe pagesës në shkollën e gjuhëve. Nga regjistrimi duhet të jetë e qartë që bëhet fjalë për një kurs gjuhësor intensiv me së paku 18 orë mësimi në javë dhe si rregull, mësim çdoditor, si dhe që qëllimi i kursit gjuhësor përfshinë provimin e gjuhës që është i nevojshëm për regjistrim, gjegjësisht pranohet për nisje të studimeve në nivel universitar (p.sh. Provimi i nivelit C1, Provimi DSH, TestDaF).
  • Dëshmi mbi gjendjen aktuale të njohurive të gjuhës gjermane (për aq sa janë ekzistuese)

Për nisje të studimeve themelore (Bachelor):

  • diploma e shkollës së mesme që ju jep të drejtë të studimit në Gjermani
  • vendimi i pranimit, ose konfirmimi i aplikimit nga universiteti gjerman
  • dëshmi mbi njohuritë e nevojshme gjuhësore në gjuhën, në të cilën mbahen ligjeratat (gjermanisht ose anglisht)

Për nisje të studimeve postdiplomike (Master, Promotion):

  • dëshmi mbi përfundimin e studimeve themelore
  • vendimi i pranimit nga universiteti gjerman
  • dëshmi mbi njohuritë e nevojshme gjuhësore në gjuhën, në të cilën mbahen ligjeratat (gjermanisht ose anglisht)

Dokumente shtesë që nuk janë përmendur këtu mund të kërkohen më vonë gjatë paraqitjes së kërkesës për vizë nga Ambasada, varësisht nga rasti individual.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej 4 deri në 6 javë. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kpdit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Më shumë informata gjeni këtu. 

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de

Pyetjet më të shpeshta rreth vizës studentore

A kam të drejtë të punoj me një vizë studimi?

Leja e qëndrimit me qëllim të studimit ju jep të drejtë për të ushtruar një veprimtari, ose për punësim për gjithsej 120 ditë të plota, ose 240 gjysmë-ditë pune në vit, gjë së nuk guxon të tejkalohet, si dhe për ushtrim të një veprimtarie të dytë studentore.

A kam të drejtë të punoj me një vizë studimi, gjegjësisht vizë për ndjekje të një kursi gjuhësor përgatitor të studimeve?

Jo, për fat të keq jo. Ushtrimi i një veprimtarie është i mundur vetëm gjatë kohës së pushimeve të kursit gjuhësor dhe për koordinim duhet patjetër t'i drejtoheni zyrës për të huajt.

Kam pyetje të tjera

Me kënaqësi. Ju lutemi shfrytëzoni për këtë formularin tonë kontaktues.