Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë nacionale

Aufenthaltstitel

Aufenthaltstitel, © dpa

Qëndrim afatgjatë (më shumë se 90 ditë, p.sh. për studim, punë ose bashkim familjar)

Për qëndrime më shumë se 90 ditë në gjashtë muaj ose për qëndrime që synojnë për shembull bashkimin familjar, fillimin e studimeve ose për punësim, parimisht të gjithë të huajt pa kufizime obligohen të pajisen me vizë.
 

Certifikatat kosovare në parim duhet të dorëzohen të legalizuara.

Formulari i aplikimit për vizë për qëndrim afatgjatë (vizë nacionale)
 

Informatë e rëndësishme:

 Si dëshmi e njohurive të gjuhës duhet të paraqitet certifikata e një provimi gjuhësor, e cila është lëshuar pas dhënies së një provimi gjuhësor të standardizuar sipas Standards der „Association of Language Testers in Europe (ALTE)“.
 

 Gjatë aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane në Prishtinë aktualisht njihen çertifikatat gjuhësore të ofruesve të mëposhtëm:
 

  • Dëshmi për njohuritë e gjuhës gjermane:
    •                   Goethe-Institut e.V. (GI),
    •                   Verein Österreichisches Sprachdiplom Deutsch (ÖSD),
    •                   TestDaF-Institut (TestDaF),
    •                   telc gGmbH (TELC)*
       
    •                   European Consortium for the Certificate of Attainment in Modern  Languages (ECL)
  • Dëshmi për njohuritë e gjuhës angleze:
    •                  Cambridge Assessment English
    •                  TOEFL
    •                  Trinity College London
    •                  LanguageCert

Të gjitha çertifikatat apo vërtetimet e shkollave të tjera gjuhësore, që vetëm sa konfirmojnë pjesëmarrjen në kurset e gjermanishtes, nuk mund të konsiderohen si të vlefshme në procedurat për vizë.

*Ambasada Gjermane nuk i pranon çertifikatat TELC të lëshuara në Serbi.