Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Oferta për kulturë dhe arsim gjerman në Kosovë



Goethe-Zentrum Pristina Logo
Goethe-Zentrum Pristina Logo© Goethe-Zentrum Pristina

Goethe-Zentrum Prishtinë

Goethe-Zentrum Prishtinë është themeluar në vitin 2013 dhe me mbështetje të Goethe-Institut-it ofron mësim të gjuhës gjermane, si dhe një program të larmishëm kulturor.

Webseite des Goethe-Zentrums Pristina

Goethe-Zentrum Facebook Seite



DAAD Logo
DAAD Logo© DAAD

Zyra në Prishtinë e Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD)

Zyra e DAAD-së në Universitetin e Prishtinës ofron informata rreth mundësive për studime, kërkime shkencore dhe mbështetje financiare në Gjermani. Veç kësaj, zyra është edhe një partner i përhershëm kontaktues për studentë, akademikë dhe shkencëtarë.

DAAD Study and Research in Germany

DAAD-Lektorat Pristina auf Facebook



Logo des ZfA
Logo des ZfA© ZfA - Deutsche Auslandsschularbeit International

Zyra Qendrore për Arsimin Jashtë Vendit (ZfA)

Në Kosovë është i angazhuar një këshilltar ekspert i Zyrës Qendrore për Arsimin Jashtë Vendit (ZfA).

Zyra Qendrore për Arsimin Jashtë Vendit me 100 punonjës dhe rreth 50 këshilltarë ekspertë e përkrah punën arsimore jashtë vendit. Në mbarë botën janë rreth 1.200 shkolla, ndër to 140 Shkolla Gjermane Jashtë Vendit, të cilat mbështeten me personel dhe financiarisht. Ekspertët e ZfA-së me ftesë të Ministrisë së Arsimit të shtetit përkatës nikoçir i përkrahin edhe shkollat që kanë një program të zgjeruar të gjuhës gjermane. Këto programe zakonisht mundësojnë provimin për marrjen e Diplomës së Gjuhës Gjermane të Konferencës së Ministrave të Kulturës (DSD). Këshilltaret dhe këshilltarët ekspertë i këshillojnë shkollat gjatë implementimit të programit DSD, e udhëheqin provimin për marrjen e DSD-së dhe aftësojnë mësimdhënës të gjuhës gjermane në aspektin profesional, metodik dhe didaktik.


Faqja e internetit të Zyrës Qendrore për Arsimin Jashtë Vendit


Logo der PASCH-Initiative
Logo der PASCH-Initiative© PASCH - Schulen: Partner der Zukunft

Iniciativa PASCH „Shkollat: Partnere të së ardhmes“


Në Kosovë ka dy shkolla që janë pjesë e Iniciativës PASCH.

Iniciativa PASCH mban një rrejt prej më shumë se 2.000 shkollave anë e kënd botës, në të cilat gjuha gjermane paraqet një vlerë veçanërisht të lartë. Shkëmbimi në mes të shkollave ndërkombëtare dhe gjermane PASCH mbështetet në veçanëti. Bursa e shkollave partnere kontribuon në krijimin e partneriteteve shkollore.

Webseite der PASCH – Initiative