Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Studimet dhe bursat

Estatua de Alexander von Humboldt frente a la Humboldt-Universität zu Berlin

Estudiar en Alemania, Humboldt-Universität zu Berlin, © Colourbox

Gjermania, vendi i arsimit të lartë

Në mbarë Gjermaninë ka mundësi interesante të studimeve. Më shumë se 400 universitete, shkolla të larta profesionale, shkolla të larta të artit, shkolla të larta të pedagogjisë dhe teologjisë dhe shkolla të larta profesionale të administratës paraqesin një ofertë gjigante të drejtimeve dhe programeve të studimit. Ka diçka për gjithsecilin, në të gjitha drejtimet, filluar nga shkencat gjuhësore, mediatike dhe kulturore, shkencat e drejtësisë, ekonomisë e sociologjisë e deri tek arti, muzika, aktrimi dhe disejni, si dhe shkencat e mjekësisë, bujqësisë, pylltarisë, amvisërisë e ushqimit.


Kompasi i shkollimit të lartë Hochschulkompass i Konferencës së Rektorëve të Arsimit të Lartë përbën një pasqyrë të më shumë se 16.000 programeve të studimeve të ndryshme që ofrohen nga shkollat e larta dhe universitetet gjermane.

Informata të rëndësishme për studentë aplikues ndërkombëtarë ofron uni-assist.


Kërkimi shkencor dhe bursat

Qendra më e rëndësishme kontaktuese për të gjitha pyetjet rreth shkëmbimit akademik me Gjermaninë është DAAD. Një databazë e gjerë e bursave ju ndihmon gjatë kërkimit të ofertave të studimit sipas kritereve të caktuara dhe ju drejton nga ofertat eksterne për bursa.

Shërbimi Gjerman i Arsimit dhe Shoqata Federale e Fondacioneve Gjermane ofrojnë gjithashtu databaza me informata lidhur me mundësitë për bursa.