Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Përkrahja e sportit

Deutscher Fußballexperte in Kosovo

Deutscher Fußballexperte in Kosovo, © Michael Nees

Në kuadër të Përkrahjes Ndërkombëtare të Sportit Ministria e Jashtme Federale që nga viti 1961 mbështet financiarisht projekte të ndryshme sportive në mbarë botën. Në bashkëpunim me shumë partnerë, si DOSB, Federatën Gjermane të Futbollit dhe Shoqatën Gjermane të Atletikës së Lehtë së nga atëherë janë realizuar më shumë se 1.300 projekte në rreth 100 shtete, projekte afatgjata që kanë vazhduar për shumë vite dhe projekte afatshkurtëra me një kohëzgjatje prej dy deri në katër javë në pothuajse të gjitha disciplinat sportive. Përmes kësaj përkrahje synohet që në mënyrë afatgjatë të ndërtohen struktura sportive në vend për shoqata dhe organizata të ndryshme, veçanërisht në fushën e futbollit dhe atletikës së lehtë, përfshirë edhe sportin për persona me aftësi të kufizuara.

 

Përkrahja e futbollit

Që nga viti 2017 Gjermania nëpërmejt Federatës Sportive Olimpike Gjermane (DOSB) e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) me angazhimin e ekspertit afatgjat të futbollit Michael Nees.

 

Fokusi kryesor i këtij projekti qëndron në forcimin e zhvillimit dhe zgjerimit të strukturës teknike të futbollit në Kosovë. Këtu bën pjesë këshillimi i FFK-së, veçanërisht në fushat e trajnimit fillor dhe të mëtutjeshëm të trajnerëve dhe përmirësimit të strukturave të futbollit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Rëndësi e veçantë i kushtohet futbollit të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe futbollit të grave dhe vajzave, futbollit në shkollë dhe mbështetjes së edukimit të ekipeve të të rinjve.

Internationale Projekte des Deutschen Olympischen Sportbunds (DOSB)


Programet për trajnerë në Fakultetin e Shkencave Sportive të Universiteteve të Leipzig-ut dhe Mainz-it  

Përveç kësaj aplikues nga Kosova rregullisht marrin pjesë në programe për trajnerë të ofruara nga Fakultetet e Shkencave Sportive të Universiteteve të Leipzig-ut dhe Mainz-it.   

Webseite der Internationalen Trainerkurse (ITK) der Universität Leipzig

Webseite der Internationalen Trainerakademie des Deutschen Leichtathletik-Verbandes