Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Punë, arsimim dhe studime në Gjermani

www.make-it-in-germany.com është një portal shumëgjuhësh online, i cili informon të gjithë të interesuarit për imigrimin, se si mund të organizojnë në mënyrë të suksesshme rrugëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

طلاب مع جهاز حاسوب محمول
طلاب مع جهاز حاسوب محمول© dpa / picture-alliance

Gjermania është një vend i hapur si destinacion emigrimi dhe ka interes për migrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, studentëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota.

"Make it in Germany" është portali zyrtar për këto grupe të synuara.

Kjo përmbledhje linkesh dhe informacionesh synon t’Ju lehtësojë mbërritjen dhe fillimin e jetës suaj në Gjermani. Këtu do të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme duke nisur nga rregullat për vizë, tek lejet e punës, njohjen e diplomave të huaja dhe profesionet më të kërkuara e deri te këshillat praktike për qëndrimin në Gjermani.

Të punosh. Të mësosh. Të hulumtosh. Arsyet. Në Gjermani.

Perspektiva të reja: „Make it in Germany“ ju tregon se ç’mundësi dhe shanse për karrierë ofron për ju tregu gjerman i punës dhe arsimit.

Quick-Check: Nuk ka rëndësi nëse është punësim, hapje biznesi apo kërkim shkencor – testoni mundësitë tuaja individuale për të punuar dhe jetuar në Gjermani.

Bursa e punës: Këtu mund të gjeni oferta aktuale vendesh pune nga Zyra Federale e Punës.

Viza: Informacionetë përgjithshme rreth mundësive të ndryshme të aksesit në Gjermani i gjeni në rubrikën Viza.

Partnerë kontakti në mbarë botën: Gjeni autoritetet dhe institucionet kompetente pranë jush.

Të mbërrish. Të banosh. Të jetosh. Në Gjermani

Hov arsimimi në gjuhën gjermane
Hov arsimimi në gjuhën gjermane© Instituti Gëte / Bernhard Ludewig

Integrimi: Ndihuni mirë në Gjermani dhe bëhuni pjesë e shoqërisë sonë. Njihni më nga afër vendin dhe traditat tona. Krahas kësaj gjuha gjermane është një çelës i rëndësishëm për një integrim të sukesshëm.

Sfidat: Ekspertë të huaj na informojnë se si i kanë kapërcyer sfidat.

Të banosh: prej kërkimit të banesës, te kontrata e qerasë e deri në momentin e zhvendosjes - „Make it in Germany“ ju tregon se si mund të gjeni një shtëpi të re në Gjermani.

Shkolla dhe kopshte: Mësoni se cilat janë ofertat arsimore dhe të kujdesit për fëmijët tuaj në Gjermani.

Bankat dhe siguracionet: më mirë sigurohuni – informacione të shumta rreth siguracioneve dhe kujdesit paraprak.

Oferta nga „Make it in Germany"

Cours d'Allemand pour des étrangers
Cours d'Allemand pour des étrangers© dpa/picture-alliance

Ju mund t’ia drejtoni pyetjet tuaja edhe direkt ekipit të „Make it Germany“ – në Livechat, me Email, Twitter (@MakeitinGermany) ose përmes linjës telefonike shumëgjuhëshe +49 30 1815-1111 (e hënë – të premte).

www.make-it-in-Germany.com