Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Projekte të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore në Kosovë

Qeveria Federale në kuadër të Paktit të „Stabilitetit për Evropën Juglindore“ në Kosovë dhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor me arritshmëri nacionale dhe rajonale mbështet projekte që i shërbejnë parandalimit të krizave, ruajtjes së paqes dhe menaxhimit të konflikteve, veçanërisht në fushat në vijim:

- pajtimi dhe bashkëpunimi ndëretnik

- fuqizimi i shoqërisë civile

- nxitja e të drejtave të njeriut

- fuqizimi i grave në shoqëri dhe politikë

- nxitja e demokracisë, përgatitja e zgjedhjeve/vëzhgimi i zgjedhjeve

- nxitja e vetëqeverisjes

- bashkëpunimi parlamentar rajonal/tejrajonal

- mbështetja për refugjatë/të kthyer

- përmirësimi i përgjegjësisë/veprimtarisë qeverisëse dhe administrative

- lufta kundër krimit të organizuar

- ndërtimi i sistemit të drejtësisë

- mbështetja / këshillimi

Organizatat e interesuara mund të kërkojnë dokumentacionin e projektit përmes e-mailit drejtuar stabilitypactfund@pris.diplo.de

Aplikacionet për projekte duhet të parashtrohen në gjuhën gjermane ose angleze. Ju lutem përdorni dokumentacionin e projektit që e keni pranuar, të përbërë nga aplikacioni, plani i detajuar i financimit, e ashtuquajtura ‚Logframe‘, si dhe deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale.