Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Organizatat implementuese të Bashkëpunimit Ekonomik

Deutsche Durchführungsorganisationen in Kosovo

Deutsche Durchführungsorganisationen in Kosovo, © Deutsche Botschaft Pristina

Bashkëpunimi ekonomik është një shtyllë qendrore e marrëdhënieve dypalëshe në mes Gjermanisë dhe Kosovës. Këtu mund të gjeni më shumë informata rreth organizatave gjermane, të cilat veprojnë në Kosovë.

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim (GIZ) GmbH

GIZ
GIZ© GIZ

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH zbaton projekte të Bashkëpunimit Teknik gjermano-kosovar. Këtu GIZ ofron në fushën e këshillimit dhe ndërtimit të kapaciteteve për shoqërinë civile, komunat, ndërmarjet, shoqatat dhe shkencën.

GIZ është posaçërisht aktiv sa u përket temave në vijim:

  • Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik: Përkrahja e ndërmarrjeve dhe shoqatave, zhvillimi ekonomik rajonal, arsimi profesional, digjitalizimi dhe zhvillimi i ish-kampit gjerman të KFOR-it në Prizren në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren  
  • Klima dhe energjia: Ngritja e efiçiencës së energjisë dhe lancimi i energjive të ripërtëritshme në Kosovë
  • Ujërat e zeza dhe ekonomia qarkulluese

Përtej kësaj Qendra Gjermane Informative për Migrim, Aftësim dhe Karrierë (DIMAK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës të Kosovës ofron këshillim lighur me mundësitë e arsimit profesional në Kosovë, si dhe mundësitë legale për punësim në Gjermani.   

Krahas këtyre projekteve të bashkëpunimit dypalësh GIZ implementon programe rajonale lidhur me temat tejkufitare në Ballkanin Perëndimor, ndër tjerash në fushën e arsimit profesional, të drejtat e pakicave, zhvillimit rural, efiçiencës së energjisë dhe krimit të organizuar.


Banka Gjermane për Zhvillim (KfW)

KfW-Logo
KfW-Logo© KfW

Banka gjermane për Zhvillim zbaton programe të bashkëpunimit financiar gjermano-kosovar dhe në këtë përqendrohet në sektorët në vijim:

  • Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik: Shërbime financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, përkrahja e ndërmarrjeve dhe shkollave profesionale në zhvillimin e modeleve të arsimit profesional dual
  • Klima dhe energjia: Ngritja e efiçiencës së energjisë dhe lancimi i energjive të ripërtëritshme në Kosovë
  • Ujërat e zeza dhe mbeturinat: Ndërtimi i impianteve të ujërave të zeza, zhvillimi i një menaxhimi të integruar të mbeturinave, përfshirë ndërtimin e deponive moderne