Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Partneriteti për njohje

null

null, © Colourbox

23.10.2024 - Artikel

Cfarë është një vizë e partneritetit për njohje?

Një partneritet njohjeje mund të jetë një opsion për ju nëse dëshironi të punoni në Gjermani dhe keni nevojë që të njihen kualifikimet tuaja të huaja, por ende nuk e keni bërë këtë. Si pjesë e partneritetit të njohjes, ju keni mundësinë të kryeni procedurën e njohjes pasi të keni hyrë në Gjermani dhe të punoni në të njëjtën kohë në vendin tuaj të punës.

Parakushtet

Ju keni një diplomë universitare të huaj ose një kualifikim profesional; Kualifikimit profesional duhet t'i paraprijë një periudhë aftësimi me kohë të plotë prej të paktën dy vjetësh. Kualifikimi universitar ose profesional duhet të njihet nga shteti në vendin ku e keni fituar. Si provë për aplikimin për vizë, ju nevojitet informacion pozitiv për kualifikimet profesionale ose, në rastin e diplomave universitare, një vlerësim digjital i diplomës. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në linqet e paraqitura. Përveç kësaj, ju nevojitet një ofertë specifike pune nga një punëdhënës në Gjermani, një marrëveshje për partneritetin e njohjes dhe aftësitë e gjuhës gjermane në nivelin A2 të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët (GER). Informacione të mëtejshme për këtë mund të gjenden këtu.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju mund të kërkoni një termin vetëm pasi të keni marrë informacionin pozitiv për kualifikimet tuaja profesionale ose, në rastin e diplomave universitare, një vlerësim digjital të diplomës suaj. Ju lutemi bashkoni fillimisht të gjitha dokumentet për aplikimin për vizë dhe më pas regjistrohuni për një termin (jo përmes telefonit mobil) në kategorinë “Masë përshtatjeje me ekuivalencë të pjesshme, shoferë profesionistë, të vetëpunësuar, specialistë IT pa diplomë universitare, ndihmës për përmbytjet, etj.“ Pas regjistrimit zakonisht do të ju caktohet një termin brenda pakë javëve. Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t'i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Dokumentet e kërkuara:

Ju lutemi të përpiloni një aplikacion Elektronik për vizë, ta shtypni atë dhe ta sillni me vete në termin në ambasadë.

Përveç kësaj, në ditën e paraqitjes tuaj personale për aplikim në zyrën e vizave, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi pasaporte biometrike (të bëra në gjashtë muajt e fundit)
  • Pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës në lartësi prej 75 EUR, para në dorë, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikatë e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Sigurimin shëndetësor të udhëtimit (INCOMING):

    • me validitet deri në 6 muaj brenda një viti

    • të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës

  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune
  • Dëshmi e aftësimit profesional ose diplomës universitare
  • Informacioni pozitiv në lidhje me kualifikimet profesionale ose, në rastin e diplomave universitare, një vlerësim digjital të diplomës suaj (njoftim ZAB)
  • Formularin Deklaratë për punësim , (jo më i vjetër se 6 muaj): i plotësuar plotësisht (çdo pikë) dhe i nënshkruar nga punëdhënësi. 

    • Vetëm kontrata e punës nuk mjafton

    • Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.

  • Shtojca A mbi deklaratën e punësimit

  • Marrëveshje me shkrim mbi partneritetin e njohjes e lidhur me punëdhënësin tuaj të ardhshëm, me informacionin e mëposhtëm:

    • Detyrimi nga ana juaj dhe nga punëdhënësi juaj për të aplikuar për njohje pas hyrjes dhe për të ndjekur në mënyrë aktive procesin

    • Konfirmimi i punëdhënësit se do të jeni në gjendje të kryeni procedurën e njohjes si pjesë e marrëdhënies suaj të punës

    • Marrëveshja mund të jetë edhe pjesë e kontratës së punës.

  • Informata nga punëdhënësi nëse ekziston marrëveshje kolektive apo nëse është një punëdhënës që është i detyruar me rregulloret e komiteteve të barabarta, të cilat përcaktojnë kushtet e punës në bazë të ligjit kishtar, punësimi bëhet sipas kushteve përkatëse dhe në këtë mënyrë punësimi varet edhe nga klasifikimi dhe shpërblimi të çon në profesionin e synuar.

  • Informacion nëse punëdhënësi është një institucion i kujdesit shëndetësor i miratuar në përputhje me seksionin 72 SGB XI dhe nëse punësimi çon në profesionin e synuar, duke përfshirë klasifikimin dhe shpërblimin.

  • Certifikata e gjuhës gjermane ne nivelin A2

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Vetëm pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapagurar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit  tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de

nach oben