Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Mbrojtja e të dhënave
Deklaratë e mbrojtjes së të dhënave personale sipas Nenit 13 të Rregullores Bazë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DSGVO).
Ministria Federale për Punë të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike gjermane i procesojnë të dhënat personale në përputhje me Rregulloren Bazë Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DSGVO), Ligjin Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG), si dhe eventualisht rregullat specifike ligjore. Për t’u informuar lidhur me procesimin e të dhënave, të drejtave tuaja dhe për të përmbushur detyrimet tona të informimit (Neni 13 dhe 14 DSGVO), në vijim ju informojmë lidhur me procesimin e të dhënave personale gjatë shfrytëzimit të uebfaqes tonë, gjatë kontaktimit (nëpërmjet formularit kontaktues, e-mailit, telefonit dhe rrugëve postare), si dhe si abonent i një buletini informativ.
1. Rregulla bazë
1.1. Komisioneri përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave
Sipas § 2 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm (GAD) Ministria Federale për Punë të Jashtme (Baza) dhe përfaqësitë diplomatike së bashku përbëjnë një ent të njësuar federal.
Përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale sipas Nenit 4 Nr. 7 të DSGVO është:
Auswaertiges Amt (Ministria Federale për Punë të Jashtme)
Werderscher Markt 1
10117 Berlin
Telefoni: +49 (0)30 18 17-0 / Shërbimi për qytetarë: +49 (0)30 18 17-2000
Telefax: +49 (0)30 18 17-3402
Formulari kontaktues i shërbimit për qytetarë:
Komisionerin për mbrojtjen e të dhënave të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme mund ta kontaktoni në adresën:
Datenschutzbeauftragte/r des Auswaertigen Amts
Werderscher Markt 1
10117 Berlin
Telefoni: +49 (0)30 18 17-7099
Telefax: +49 (0)30 18 17-5-7099
Formulari kontaktues i Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave
Nëse keni pyetje rreth mbrojtjes së të dhënave personale, ju mund t’i drejtoheni edhe personin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave në përfaqësinë diplomatike. Personin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave të përfaqësisë diplomatike, mund ta kontaktoni në adresën:
Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale
Ambasada Gjermane Prishtinë
Rr. Azem Jashanica 66
10000 Prishtinë
Kontakti: Formulari kontaktues
1.2. Të dhënat personale
Të dhëna personale janë të gjitha të dhënat, të cilat i referohen një personi fizik të identifikuar, ose të identifikueshëm. Si i identifikueshëm konsiderohet një person fizik , i cili mund të idenfitikohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ose të tërthortë, veçanërisht përmes klasifikimit në një shifrim, siq është emri, në një numër të fshehtë, në të dhëna rreth vendndodhjes, në një shifrim online. (Neni 4 Nr. 1 DSGVO).
1.3. Bazat ligjore të përpunimit
Të dhënat tuaja personale ne i procesojmë në bazë të
- Nenit 6 kreu 1 lit. a) DSGVO, nëse ju keni dhënë pëlqimin gjatë procesimit (p.sh. me dërgimin e buletinit informativ),
- Nenit 6 kreu 1 lit. b) DSGVO, nëse procesimi është i nevojshëm për përmushjen e një konktrate, apo realizimit të masave parakontraktuale,
- Nenit 6 kreu 1 lit. c) DSGVO, nëse procesimi është i nevojshëm për të përmbushur një detyrim ligjor që na përket,
- Nenit 6 kreu 1 lit. d DSGVO, në rast se procesimin e të dhënave personale e bëjnë të nevojshëm interesat jetësore të personit të prekur, apo të një personi tjetër fizik.
- Nenit 6 kreu 1 lit. e) DSGVO të ndërlidhur me § 3 BDSG, në rast se përpunimi është i nevojshëm për përceptimin e një detyre që na është bartur dhe që është në interes publik, ose për të ushtruar autoritetin publik (p.sh. përgjigja në pyetjet me rastin e kontaktimit). Në detyrat publike të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme dhe përfaqësive diplomatike bën pjesë, posaçërisht edhe puna, gjegjësisht marrëdhëniet me media dhe ofrimi i informatave jashtë vendit lidhur me Republikën Federale të Gjermanisë (shih § 1 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm – GAD).
2. Procesimi i të dhënave në lidhshmëri me vizitat në këtë faqe të internetit
2.1. Mbledhja e të dhënave
Çdo herë që një përdorues/e përdor këtë faqe interneti dhe thërret një dosje të caktuar, të dhënat rreth këtij procesi memorizohen përkohësisht në një dosje protokollare dhe procesohen.
Instrumenti i gjurmimit matomo që përdoret në funksion të analizave të përdorimit të të dhënave është i konfiguruar në mënyrë të tillë, që të mos mblidhen informacione personale të përdoruesit/es në fjalë.
Më tej adresa juaj IP anonimizohet; kësisoj përdoruesi/ja nuk mund të gjurmohet.
Instrumenti Tracking përdoret në serverët personalë në një zonë të rrjetit në Gjermani, që është e çertifikuar nga BSI (Zyra Federla epër Sigurinë e Teknikës së Informacionit), kështu që informacionet e Tracking nuk dalin jashtë.
Krahas kësaj ju mund të përshtasni parametrat e browser-it tuaj në mënyrë të tillë që, vizita juaj në faqen e internetit të mos regjistrohet dhe analizohet fare (parametri: do-not-track). Përmes përcjelljes së variablave të browser-it instrumentit të gjurmimit i sinjalizohet, nëse vizitori/ja dëshiron apo jo të gjurmohet përmesinstrumentit të gjurmimit.
Për të zbuluar se si të veproni në browser-in tuaj lidhur me këtë, në makinën e kërkimit ju mund p.sh. të shenoni: „ Activate do not track [emri i browser-it tuaj]“
Nga JavaScript-Tracking mblidhen këto informacione:
- Request (emri i dokumentit të kërkuar), data dhe koha e kërkesës
- Tipi/version i browser-it (p.sh. Firefox 115.0)
- Gjuha e browser-it (p.sh. gjermanisht)
- Sistemi operativ i përdorur (p.sh. windows 11)
- Tipi, modeli, marka e pajisjes
- Rezolucioni i ekranit
- Pugins-et e përdorura (p.sh. Flash, Java)
- Referues URL (faqja e vizituar më parë)
- Adresë IP e anonimizuar
- Vendi, rajoni prej nga bëhet kërkimi ‚request‘
- Shkarkimet
- Klikimet
- Numri i formularëve të dërguar (varur nga përkufizimet e destinacioneve)
2.2. Session i cookies
Kur thërrasim faqe të veçanta për të lehtësuar lundrimin përdoren të ashtuquajturat dhe të përkohshmet cookies. Session cookies nuk përdorin të dhëna të personalizuara dhe skadojnë me përfundimin e sekuencës. Cookis përdoren edhe gjatë shfrytëzimit të shportës së mallërave dhe edhe këto skadojnë me përfundimin e sekuencës.
Teknika të tilla që lejojnë gjurmimin e veprimtarisë së përdoruesit/es, nuk përdoren.
2.3. Përdorimi i plug-ins të medieve sociale
Aktualisht ne përdorim këto Social-Media-Plug-ins: Facebook, Twitter, Instagram dhe Youtube (Google). Me këtë rast ne përdorim të ashtuquajturën „procedurë me dy klikime“. Do të thotë kur ju e vizitoni faqen tonë, në fillim parimisht nuk i përcillen ofruesit të plug-ins të dhënat personale. Vetëm në qoftë se klikoni në pullën e aktivizimit të rrjeteve sociale, të dhënat personale i përcillen ofruesit përkatës të plug-ins dhe atje (në rast të ofruesve amerikanë nga SHB, në SHBA) memorizohen. Ne i përdorim Social-Media-Plug-ins për të krijuar në mënyrë më interesante ndërveprimin me ju dhe me përdorues të tjerë të ofertës tonë të informacioneve.
Ne ju sjellim shprehimisht në vëmendje që rrjetet sociale i memorizojnë të dhënat e përdoruesve/eve të tyre (si p.sh. informacionet personale, adresat IP etj.) në përputhje me rregullat e tyre të shfrytëzimit të informacionit dhe se i përdorin ato për qëllime biznesi. Lidhur me përpunimin e të dhënave nga rrjetet sociale mund të informoheni në linket e mëposhtme:
Facebook, Twitter, Instagram, YouTube (Google).
Ne nuk kemi mundësi ndikimi në mbledhjen e informacionit dhe përdorimin e tij të mëtejshëm nga rrjetet sociale. Ne nuk mund të themi se në ç’sasi, në cilin vend dhe për sa kohë memorizohen këto të dhëna, sa e zbatojnë rrjetet detyrimin e tyre për të asgjësuar informacionet, cilat analiza dhe vlerësime bëhen me të dhënat e memorizuara apo se ku përcillen të dhënat më tej.
Për këtë arsye ju lusim që të kontrolloni me përpikmëri, cilat të dhëna personale u vëni në dispozicion rrjeteve sociale nëpërmjet përdorimit të faqes tonë. Nëse nuk dëshironi që rrjetet sociale të marrin të dhëna personale tuajat përmes komunikimit me faqen tonë, duhet që të na kontaktoni në një tjetër mënyrë, p.sh. përmes formularit të kontaktit në këtë faqe.
3. Procesimi i të dhënave personale gjatë kontaktit me ne
Gjatë kontakit me ne, të dhënat e hedhura nga ju (emri, adresa e emailit, eventualisht adresa juaj, nr. i telefonit dhe i faxit), si dhe informacionet përmbajtësore të transmetuara (evtl. të dhënat personale) memorizohen me qëllim të vënies në kontakt dhe shqyrtimit të çështjes tuaj. Memorizimi orientohet sipas afateve të vlefshme për memorizimin e komunikimit me shkrim, në përputhje me direktivat e regjistrimit, të cilat e plotësojnë Rregulloren e Përbashkët të Punës së Ministrive Federale GGO.
Në rast se ne nuk jemi përgjegjës për çështjen tuaj, transmetimi i të dhënave tek institucionet rajonale dhe federale mund të bëhet pa pëlqimin tuaj, duke siguruar mbrojtjen e të dhënave, nëse llogaritet se transmetimi me qëllim të shqyrtimit të çështjes së ngritur është në interesin tuaj dhe nuk janë prekur të dhënat e ndjeshme personale (Neni 6, kreu 1 lit.e) DSGVO në lidhshmëri me § 3 të Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG), § 25 Neni 1 në lidhshmëri me § 23 Neni 1 Nr. 1 BDSG).
4. Dërgimi i buletinit informativ
Ju mund të abonoheni në buletinin tonë, përmes të të cilit ne ju informojmë rreth të rejave dhe informacioneve për shtyp të Ministrisë së Jashtme Federale, apo udhëzimeve të ndryshme lidhur me udhëtimin dhe sigurinë.
Për regjistrimin në rubrikën e buletinit informativ ne përdorim procedurën e ashtuquajtur Double-opt-in. Kjo do të thotë, që pas regjistrimit tuaj ne do t’ju nisim një email në adresën e emailit përcjellë prej jush, në të cilin do t’ju lutemi të konfirmoni që ju dëshironi dërgimin e buletinit informativ. Vetëm pas konfirmimit të linkut në email, adresa juaj elektronike do të memorizohet për dërgimin e buletinit për të gjithë kohëzgjatjen e shfrytëzimit të ofertës përkatëse. Nëse regjistrimi nuk konfirmohet nga ju brenda 24 orësh, atëherë informacionet tuaja fshihen automatikisht.
Ju mund të tërhiqni në çdo kohë miratimin e dhënë për dërgimin e buletinit informative dhe të çregjistroni abonimin e tij. Këtë hap mund ta ndërmerrni duke klikuar në linkun e vendosur në çdo email të dërgimit të buletinit.
5. Porositja e materialeve të shtypura
Nëse ju përmes uebfaqes tonë porositni broshura, fletëpalosje dhe materiale të tjera të shtypura, në mënyrë për të ekzekutuar porosinë tuaj na nevojiten të dhënat vijuese personale
- Mbiemri, emri,
- Rruga, nr. i shtëpisë/apartamentit
- Kodi postar dhe vendi
- Email-adresa
Në qoftë se porosia nuk mund të relalizohet deri në fund nga ne, të dhënat që ju na i keni përcjellur transmetohen tek personat e tretë (sipërmarrja dërguese, eventualisht entet ose institucionet, të cilat e dërgojnë materialin e porositur). Procesimi bëhet me miratimin tuaj sipas nenit 6 kreu 1 gërma a) e DS-GVO. Nëse të dhënat e përmendura nuk janë vënë në dispozicion, porosia e dhënë nuk mund të procesohet.
Të dhënat e përcjellura nga ju fshihen 90 ditë pas realizimit të porosisë.
6. Organizimet, marrëdhëniet me mediet dhe publikun
Në kuadër të përceptimit të detyrave Ministria e Jashtme Federale dhe përfaqësitë diplomatike gjermane paraqiten si organizatorë, apo bashkë-organizatorë të organizimeve të ndryshme.
Në rast të një ftese, apo pjesëmarrjes në një organizim ne i procesojmë të dhënat tuaja personale (emri, adresa, etj.). Kjo mund të bëhet përmes rrugëve të ndryshme të komunikimit, për shembull nëpërmjet plotësimit të një formulari, një uebformulari, përmes emailit, telefonit, apo dorëzimit të vizitkartelës.
Se cilat të dhëna personale na transmetohen me këtë rast, kjo del varësisht nga formulari, maska e të dhënave, gjegjësisht të dhënave të kërkuara gjatë një bisedeje të mundshme.
6.1. Mbledhja e të dhënave të personave shoqërues
Për të realizuar një organizim sipas rregullave gjatë procesit mblidhen dhe procesohen edhe të dhëna të personave që shoqërojnë pjesëmarrësit e ftuar. Këta, sikurse të gjithë të tjerët që preken nga mbledhja e të dhënave i gëzojnë të drejtat e personave të prekur, të cilat janë të paraqitura në shifrën 7.
6.2. Mbledhja e të dhënave nga burime publike
Ministria e Jashtme Federale veç kësaj mbledh dhe procesohen edhe të dhëna me origjinë nga burimet e qasshme publike, për shembull nga faqe të internetit të personave të prekur, apo nga regjistrat e qasshëm publikë.
6.3. Procedura e mëtejme gjatë mbledhjes së këtyre të dhënave
Të dhënat personale nuk transmetohen pa leje tek personat e tretë, por ruhen dhe procesohen për përdorimin tonë të brendshëm dhe me qëllim të organizimit dhe realizimit të organizimeve (siq është krijimi i listave të mysafirëve, mundësimi i kontrolleve të hyrjes etj.) Ne mund të nisim transmetimin tek një apo më shumë kontraktues të porosive, të cilët i përdorin të dhënat personale me porosinë tonë vetëm për përdorim të brendshëm, i cili përdorim na atribuohet neve.
Varësisht nga lloji i organizimit ne paraqitemi si bashkorganizator, krahas një partneri tjetër të bashkëpunimit. Në këto raste, të dhënat e mbledhura për qëllime të organizimit transmetohen tek partneri i bashkëpunimit me ç’rast edhe ai ka të drejtë të përdorimit të këtyre të dhënave vetëm për qëllim të realizimit të organizimit sipas rregullave. Se cilët janë partnerët e bashkëpunimit, kjo bëhet e ditur në kuadër të zhvillimit të organizimit.
Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për zhvillimin dhe realizimin e organizimit, si dhe për përceptimin e detyrave tona brenda marrëdhënieve me publikun.
Si marrës i një shkrese/ftese Ju në çdo kohë mund të kundërshtoni dërgimin e shkresave/ftesave të tjera.
6.4. Regjistrimet fotografike
Për qëllime të marrëdhënieve me mediet dhe publikun të Ministrisë së Jashtme Federale dhe përfaqësive diplomatike gjermane gjatë organizimeve dhe termineve të ndryshme bëhen dhe publikohen fotografi, në të cilat ju eventualisht mund të identifikoheni. Ju mund të kundërshtoni fotografimin dhe publikimin. Ju lutemi që për këtë t’i drejtoheni menjëherë fotografit, ose të shfrytëzoni për këtë të dhënat kontaktuese të lartëpërmendura.
7. Të drejtat tuaja
7.1. Përkitazi me të dhënat tuaja personale ju ndaj nesh keni të drejtat vijuese:
• Të drejtën për informacion, Neni 15 DSGVO
• Të drejtën për korrigjim, Neni 16 DSGVO
• Të drejtën për asgjësim („E drejtë për t'u harruar“), Neni 17 DSGVO
• Të drejtën për kufizim të përpunimit, Neni 18 DS-GVO
• Të drejtën për transmetueshmërinë e të dhënave, Neni 20 DSGVO
• Të drejtën për kundërshtim ndaj përpunimit, Neni 21 DSGVO
7.2. Nëse përpunimi i të dhënave tuaja personale pason mbi bazën e miratimit tuaj (p.sh. buletini informativ), ju keni të drejtën të revokoni atë në çdo kohë. Me revokimin e miratimit legjitimiteti i procesimit të të dhënave për shkak të miratimit mbetet i paprekshëm deri në realizimin e revokimit (Neni. 7 kreu 3 DS-GVO).
7.3. Krahas kësaj ju keni të drejtën e ankesës pranë një institucioni mbikqyrës për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me procesimin e të dhënave tuaja personale nga ne (Neni 77 DSGVO). Institucioni mbikqyrës për Ministrinë e Jashtme Federale dhe përfaqësitë diplomatike gjermane është:
Der Bundesbeauftragte für den Datenschutz und die Informationsfreiheit
Husarenstr. 30
53117 Bonn
Deutschland