Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Viza për anëtarë të familjes së një nënshtetasi gjerman, nënshtetasi të një vendi të Bashkimit Europian, ose një nënshtetasi të Zvicrës, Islandës dhe Norvegjisë

Schengen Visum

Schengen Visum, © colourbox

22.02.2019 -

Informata më të hollësishme mund të gjenden këtu.


Bashkëshorti/ja ime dhe fëmija, ose njëri prind e ka nënshtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian (edhe Gjermanisë), Zvicrës, Islandës, ose Norvegjisë. A kam unë nevojë për një termin për një vizë Shengen?

Jo, Ju mund të parashtroni një kërkesë për vizë turistike gjatë orarit të punës së Seksionit të vizave, pa caktuar termin. Luteni që në hyrje të Seksionit të vizave të mbani të gatshëm për paraqitje një dëshmi të nënshtetësisë së anëtarit/es të familjes.

Cilat dokumente më duhet t’i paraqes?

Rregullat për dokumentet që duhet të paraqiten nuk ndryshojnë. Ju lutem merrni parasysh informatat e përgjithshme . Në të gjitha rastet, Ju duhet të paraqitni dëshminë e nënshtetësisë së anëtarit/es të familjes.

A mund të marr një vizë afatgjate?

Parimisht po, mirëpo gjithçka varet nga rrethanat e rastit individual.

A kam të drejtë unë, si familjar i një nënshtetasi gjerman, nënshtetasi të një vendi anëtar të BE-së, Zvicrës, Islandës, ose Norvegjisë të arsyetoj qëndrimin në Gjermani me një vizë Shengen?

Për fat të keq jo – Për një lejeqëndrim afatgjatë në Gjermani edhe më tej Ju nevojitet një vizë nacionale.

Sa kushton viza?

Vizat për anëtarët e familjes së një nënshtetasi gjerman, një nënshtetasi të BE-së, apo nënshtetasi të Zvicrës, Islandës ose Norvegjisë janë të liruara nga tarifat në shumicën e rasteve.

Rastet e veçanëta: Bashkëshorti/ja im/e, fëmija, ose njëri prind ka nënshtetësi britaneze

Ende nuk është vendosur, nëse Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Europian në fund të marsit 2019 me, apo ka marrëveshje të daljes. Për këtë arsye aktualisht për anëtarë të familjes së një nënshtetasi të BE-së nuk mund të lëshohen deri më 29.03.2019. Mirëpo,  megjithatë Ju jeni të lirë të caktoni një termin të rregullt për vizë turistike. Ju lutemi që në këtë rast të llogaritni me disa javë kohë pritjeje.

Kam pyetje të tjera.

Me kënaqësi. Ju lutemi na shkruani përmes formularit tonë kontaktues.