Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kualifikimi në Gjermani

Eröffnung Schülerlabor

Eröffnung Schülerlabor, © ZB

14.01.2020 -

Cilat dokumente më nevojiten për vizë me qëllim të kualifikimit?

Ju lutem parashtroni një kërkesë elekronike për vizë dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten edhe dokumentet e shënuara më poshtë.

Ju lutem keni parasysh që të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike që nuk janë më të vjetra se gjashtë muaj,
  • Pasaporta e udhëtimit me validitet së paku gjashtë muaj, 
  • Çertifikata familjare, jo më e vjetër se gjashtë muaj, 
  • Kontrata e kualifikimit që duhet të pëmbajë të dhënat si më poshtë:
    • Punëdhënësi me adresë të plotë
    • Data e fillimit të kualifikimit 
    • Përshkrimi i saktë i veprimtarisë së kualifikimit
    • Vlera e pagës së kualifikimit
  • Plani i kualifikimit,
  • Sigurimi shëndetësor Incoming, i vlefshëm për një muaj brenda një viti. Ky sigurim duhet të jetë i vlefshëm edhe në rast se ju e ndërroni vendbanimin dhe zhvendoseni nga Kosova në Gjermani.
  • Çertifikata për përvetësimin e njohurive të gjuhës gjermane në Nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët.

Sa zgjatë procedura e vizës?

Në procedurën e vizës duhet të përfshihet Zyra kompetente për të huajt në Gjermani. Prandaj fatkeqsisht nuk mund të japim një prognozë lidhur me kohëzgjatjen e procedurës së vizës. Ju lutemi që në tre muajt e parë pas aplikimit të mos na drejtoheni me pyetje rreth statusit të kërkesës tuaj për vizë.


Ju lutemi kërkesën për vizë paraqiteni me kohë, para fillimit të kualifikimit!