Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Shërbimi për ju: Dergësa e pasaportës nëpërmjet shërbimit postar DHL

Ekziston mundësia që pasaporta e juaj dhe vendimi i kërkesës tuaj për vizë të ju dërgohet në shtëpi. Përfitoni nga ky shërbim i rehatshëm - nuk ka më pritje të gjata në erë dhe shi gjatë dhenjës së pasaportave.

Nga data 1 shkurt 2018, ekziston mundësia që pasaporta e juaj dhe vendimi i kërkesës tuaj për vizë të ju dërgohet në shtëpi. Përfitoni nga ky shërbim i rehatshëm - nuk ka më pritje të gjata në erë dhe shi gjatë dhenjës së pasaportave. Pasaporta juaj ju dorëzohet shpejtë në shtëpinë tuaj!

Si funksionon procedura?

Në hyrje të zyrës të vizave (Rr. Azem Jashanica 66) një punonjës i DHL-së do të jetë në dispozicionin tuaj. Ju shkruani adresën e vendbanimit dhe numrin tuaj të telefonit celular. Ju lutemi sigurohuni që të shenoni numrin e saktë të celularit, për arsy se punonjësit e shërbimit DHL mund të ju kontaktojnë në rast së nuk gjendeni në shtëpi.

Ju lutemi dorëzoni zarfin DHL, së bashku me dokumentet e aplikimit për vizë në sportel. Ky zarf do të mbetet në dosjen tuaj gjatë gjithë procedurës së përpunimit të kërkesës suaj për vizë.

Ju lutem vini re se për dërgesën e pasaportës ju nënshkruani një kontratë me shërbimin postar DHL, jo me Ambasadën Gjermane.

Sa kushton ky shërbim?

DHL do t'ju llogaritë një pagesë prej 10 € . Kjo taksë zbatohet ekskluzivisht për dërgesën e pasaportës. Taksat për kërkesën tuaj për vizë vazhdojnë të paguhen në sportelin e sektorit të vizave.

A mund të përdoret një zarf DHL për disa aplikues për vizë?

Po, kjo është e mundur në dy kushte. Nëse:

1. Të gjithë personat janë të lidhur familjarisht mes vete dhe

2. Të gjithë personat jetojnë në të njëjtën shtëpi. Gjatë paraqitjes së kërkesës tuaj për vizë , ju lutemi theksoni në sportel që dërgimi i pasaportës suaj dhe pasaportave të anëtarëve të familjes tuaj duhet të bëhet së bashku.

A është më e shpejtë procedura për vizë, nëse shfrytëzon shërbimin DHL?

Nëse aplikoni për një vizë Shengen, pasaporta juaj mund të dërgohet menjëherë pas vendimit të kërkesës suaj për vizë. Kjo mund të jetë shumë më e shpejtë se një javë - koha e rregullt e pritjes deri më tani. Nëse aplikoni për një vizë nacionale, përfitoni shumë nga ky shërbim. Koha e përpunimit të vizave nacionale nuk mund të parashikohet. Deri tani ju e keni pranuar thirrjen nga ana jonë pasi që është marrë vendimi për kërkesën tuaj për vizë dhe më pas juve ju është dashur të udhëtoni për në ambasadë për të marrë pasaportën tuaj. Këta hapa të ndërmjetëm mund të hiqen. Pas vendimit të kërkesës suaj për vizë, pasaporta e juaj do t‘ju dërgohet në shtëpi.

Sa kohë i duhet DHL-së që të dorëzojë pasaportën time?

DHL me anë të nënshkrimit të kontratës na ka siguruar që të gjitha dërgesat bëhen brenda 48 orëve në tërë Kosovën.

A mund të heq dorë nga DHL dhe të vazhdoj të marr pasaportën time në ambasadë?

Kjo është e mundur. Dorëzimi i i pasaportave, megjithatë, do të behët vetëm një herë në javë, çdo të marte në orën 14:00 (Viza nacionale) si dhe të enjte në orën 14:00 ( Schengen Viza). Sidomos në ditët e para të shërbimit të ri, ju duhet të llogaritni periudha shumë të gjata të pritjes për marrjen e pasaportave.

Kam pyetje shtesë

Na shkruani nëpërmjet formularit tonë kontaktues Ne i mirëpresim komentet dhe sygjerimet tuaja për përmirësime eventuale.