Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aftësimi profesional në Gjermani

Eröffnung Schülerlabor, © ZB
Ju mund të aplikoni për një vizë për të kryer një aftësim profesional në Gjermani nëse keni siguruar një vend për aftësim profesional dhe keni njohuri të dëshmuara të gjuhës gjermane. Nëse ende nuk e keni një vend të caktuar për të kryer aftësimin tuaj profesional, atëherë mund të aplikoni për një vizë për Kërkim të një vendi të aftësimit profesional.
Caktimi i terminit për aplikim për vizë
Ju mund të aplikoni lehtësisht për një vizë për aftësim profesional në internet nëpërmjet portalit për shërbime konzullore të Ministrisë së Jashtme. Pasi të keni ngarkuar aplikacionin dhe dokumentet, informacioni dhe dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë dhe çdo paqartësi do të sqarohet drejtpërdrejt me ju përmes portalit për shërbime konzullore.
Në terminin e mëpasshëm në ambasadë, do të kontrollohet vetëm identiteti juaj, do të regjistrohen të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjëve dhe fotografia), dhe nëse është e nevojshme do të verifikohen dokumentet origjinale dhe do të paguhet tarifa.
Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme
Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin për shërbime konzullore dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.
Përveç kësaj, do t'ju kërkohet të ngarkoni dokumentet e mëposhtme në portalin për shërbime konzullore:
- Pasaporta (me validitet së paku gjashtë muaj)
- Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
- Certifikata e vendbanimit ( jo më e vjetër se gjashtë muaj )
- Kontrata e kualifikimit që duhet të pëmbajë të dhënat si më poshtë:
- Punëdhënësi me adresë të plotë
- Data e fillimit të kualifikimit
- Përshkrimi i saktë i veprimtarisë së kualifikimit
- Vlera e pagës së kualifikimit
- Kontrata duhet të regjistrohet nga shoqata përgjegjëse tregtare (p.sh. dhoma e zanateve, tregtisë apo industrisë), përveq aftësimeve në fushën e shendetësisë/infermierisë.
- Plani i aftësimit profesional
- Kontrata e shkollës ose vërtetimi i regjistrimit nga shkolla profesionale
- Sigurimi shëndetësor Incoming, i vlefshëm për një muaj brenda një viti. Ky sigurim duhet të jetë i vlefshëm edhe në rast se ju e ndërroni vendbanimin dhe zhvendoseni nga Kosova në Gjermani.
- Certifikata për përvetësimin e njohurive të gjuhës gjermane në Nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët.
- Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.
Ju lutemi kërkesën për vizë paraqiteni me kohë, para fillimit të kualifikimit!
Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit
Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.
Kthimi i dokumentacionit
Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes Brenda ambientit të ambasadës.
Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.
Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.
Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de