Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Fillim i punësimit sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor

Arbeiten in Deutschland, © colourbox.de
Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?
Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ahstuquajturës "Rregullore për Ballkanin Perëndimor (§ 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim). Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune - pavarësisht kualifikimit të njohur.
Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.
Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëhere kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit ("Erklärung zum Beschäftigunsverhältnis").
Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë
Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit. Informata më të hollësishme gjeni këtu.
Termini i caktuar nuk mund të shtyhet, madje as të bartet në një muaj tjetër vijues. Nëse nuk mund të paraqiteni me kohë në ose momentin e parashtrimit të kërkesës (ende) nuk mund të dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara, ju duhet të regjistroheni përsëri në listën e pritjes për një termin të ri.
Ju lutemi kuptoni që ambasada NUK MUND t'i përgjigjet pyetjeve në lidhje me terminet për Ballkanin Perëndimor (§ 26 Abs. 2 BeschV) me e-mail për shkak të mungesës së kapacitetit.
Parashtrimi i kërkesës për vizë: Dokumentacioni i kërkuar
Ju lutemi të plotësoni aplikacionin për vizë në kompjuter, printojeni atë 2x dhe sillni me vete kopjet e printuara në terminin tuaj te shërbyesi zyrtar VisaMetric.
Për më tepër, në ditën e parashtrimit të kërkesës ju duhet të dorëzoni në VisaMetric dokumentet vijuese:
Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.
- 3 fotografi biometrike në format të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
- Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme
- Pasaportën (me validitet për të paktën nëntë muaj)
- Formularin Deklaratë për punësim ("Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis") të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar nga punëdhënësi (vetëm kontrata e punës nuk është e mjaftueshme)
- Sigurimin shëndetësor të udhëtimit (INCOMING):
- me validitet deri në 6 muaj brenda një viti
- të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës
Në rast se aplikoni për ndihmësinfermier/e atëher ju lutem i përgaditni dokumentet sipas kërkesave tona për Infermier.
Ju lutem vini re: Përvec dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.
Kohëzgjatja e shqyrtimit pas parashtrimit të kërkesës për vizë
Kohëzgjatja e shqyrtimit dallon për secilin rast - pasi në procedurën e shqyrtimit, si rregull, duhet të përfshihen autoritetet e brendshme gjermane, në kohëzgjatjen e përpunimit të të cilave ambasada nuk mund të ndikojë. Vetëm pas kthimit të përgjigjes nga Gjermania ambasada mund të bëjë shqyrtimin përfundimtar dhe të merr një vendim. Koha e shqyrtimit në të shumtën e rasteve mund të zgjatë nga disa javë deri në muaj. Nëse personi ka qëndruar më parë për një periudhë më të gjatë në Gjermani, atëherë kohëzgjatja e shqyrtimit mund të jetë më e gjatë. Ju lutemi në 3 muajt e parë të përmbaheni nga pyetjet rreth shqyrtimit të kërkesës tuaj.
Kthimi i dokumenteve
Pas përfundimit të përpunimit të aplikacionit, ambasada e kthen në VisaMetric pasaporten tuaj në një zarf të mbyllur dhe pastaj VisaMetric organizon dërgimin tek ju. Stafi i VisaMetric nuk ka mundësi të shikoj se a është vendosur pozitiv apo negativ për aplikacionin tuaj.
Nëse keni pyetje në lidhje me kthimin e pasaportes tuaj dhe dokumenteve origjinale, ju lutem i drejtoheni direkt VisaMetric.
Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de