Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fillimi i punësimit me njohuri të vecanta profesionale

Kleinstprojekt Kerzen

Kleinstprojekt Kerzen, © Deutsche Botschaft Pristina

22.10.2024 - Artikel

Kush konsiderohet profesionist me njohuri të vecanta profesionale?

Edhe nëse nuk keni një kualifikim të njohur në Gjermani, ju mund të punoni në Gjermani nëse plotësoni kërkesat e mëposhtme:

  • Informacioni pozitiv në lidhje me kualifikimet profesionale ose, në rastin e diplomave universitare, një vlerësim digjital të diplomës suaj (njoftim ZAB)
    • Kualifikimi universitar ose profesional duhet të njihet nga shteti në vendin ku e keni fituar
    • Parakusht këtu: Ju keni një diplomë universitare të huaj ose kualifikim profesional me të paktën dy vjet aftësim profesional
  • Dëshmi për 2 vjet përvojë profesionale në fushën e synuar profesionale në 5 vitet e fundit (kualifikim i krahasueshëm) dhe
  • paga duhet të jetë së paku 45 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional

Nëse dëshironi të punoni në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, do të gjeni informacionin që ju nevojitet këtu.

Për të gjitha fushat e tjera profesionale do të gjeni informacionin përkatës më poshtë.

Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë

Ju mund të aplikoni lehtësisht për një vizë si profesionist me njohuri të vecanta profesionale në internet nëpërmjet portalit për shërbime konzullore të Ministrisë së Jashtme. Pasi të keni ngarkuar aplikacionin dhe dokumentet, informacioni dhe dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë dhe çdo paqartësi do të sqarohet drejtpërdrejt me ju përmes portalit për shërbime konzullore.

Në terminin e mëpasshëm në ambasadë, do të kontrollohet vetëm identiteti juaj, do të regjistrohen të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjëve dhe fotografia),  dhe nëse është e nevojshme do të verifikohen dokumentet origjinale dhe do të paguhet tarifa.

APLIKON ONLINE TANI

Parashtrimi i kërkesës për vizë: Dokumentacioni i kërkuar

Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin për shërbime konzullore dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.

Përveç kësaj, do t'ju kërkohet të ngarkoni dokumentet e mëposhtme në portalin për shërbime konzullore:

  • 2 fotografi pasaporte biometrike (të bëra në gjashtë muajt e fundit)
  • Pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës në lartësi prej 75 EUR, para në dorë, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikatë e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Sigurimin shëndetësor të udhëtimit (INCOMING):

    • me validitet deri në 6 muaj brenda një viti

    • të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës

  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune
  • Formularin Deklaratë për punësim , (jo më i vjetër se 6 muaj): i plotësuar plotësisht (çdo pikë) dhe i nënshkruar nga punëdhënësi. 

    • Vetëm kontrata e punës nuk mjafton

    • Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.

  • Informacioni pozitiv në lidhje me kualifikimet profesionale ose, në rastin e diplomave universitare, një vlerësim digjital të diplomës suaj (njoftim ZAB)

  • Dëshmi për të paktën dy vjet përvojë profesionale brenda 5 viteve të fundit

    • Provuar nga: 

      • Letra rekomandimi/referenca punësimi nga punëdhënës të mëparshëm ose kontrata të mëparshme pune

      • Trusti ose, nëse punon jashtë vendit, dëshmi të tjera pensioni/sigurimesh shoqërore

  • CV në gjermanisht

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapagurar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit  tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de

nach oben