Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Pyetjet e parashtruara më së shpeshti

FAQ

FAQ

Pyetjet e parashtruara më së shpeshti rreth udhëtimit pa viza në Zonën Shengen për poseduesit e pasaportave të Kosovës i gjeni këtu.

Të gjitha aplikimet për vizë Schengen (qëndrim deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) nga shtatori 2022 duhet të bëhen në qendrën për aplikim të kontraktuesit të jashtëm VisaMetric. Aplikimi për vizë Schengen në hapësirat e ambasadës nuk është më i mundur. Informata më të hollësishme gjeni këtu ose në uebfaqen e VisaMetric. Aplikimi për vizë nacionale (qëndrim më i gjatë se 90 ditë brenda 180 ditëve) duhet të bëhet, sikurse deri më tani drejtëpërdrejtë në ambasadë.

Informata të tjera gjeni këtu



Aplikimi për termin në Ambasadën Gjermane është falas.


Nëse aplikoni për termin për vizë Schengen tek kontraktuesi VisaMetric, atëherë ju eventualisht duhet që në kuadër të rezervimit të terminit të  paguani të plotë, ose pjesërisht taksën për shërbimet e kontraktuesit në vlerë prej 30 Euro (shtuar kësaj edhe 30 Euro për shërbimin e dërgeses së pasaportes). Nëse ju e anuloni terminin tuaj më së voni 72 orë para terminit, nëpërmjet portalit të rezervimit të termineve VisaMetric, atëherë ju kthehen pagesat e bëra.

Sigurohuni që ju dhe vetëm ju, keni qasje në atë adresë elektronike, në të cilën  ne më vonë do t‘jua dërgojmë konfirmimin e terminit. Konfirmimi përmban edhe numrin e terminit me anë të të cilit ne e kategorizojmë terminin tuaj.

Zhvendosja e shërbimeve, sipas Nenit 43, Kodeksi i vizave nënkupton bashkëpunimin me një kontraktues të jashtëm mbi bazën e një marrëveshjeje. Kontraktuesi i jashtëm nuk ka ndikim në shqyrtimin apo vendimarrjen e aplikacioneve dhe as është i përfshirë në shtypjen dhe ngjitjen e etiketave të vizave.

Zhvendosja e shërbimeve të pranimit të aplikacioneve përfshin procesin e plotë të pranimit, përcjelljen e tyre tek përfaqësia diplomatike dhe kthimin e aplikacioneve dhe dokumenteve. Do të thotë kontraktuesi i jashtëm (në Kosovë ndërmarrja VisaMetric) ofron me sa vijon:

dhënien e informatave të përgjithshme

caktimin e termineve për aplikim

pranimin dhe verifikimin e plotënisë së dokumentacionit të nevojshëm për aplikim

regjistrimin e të dhënave të aplikuesve në formularin online VIDEX

marrjen e të dhënave biometrike (gjurmët e gishtave, fotografitë )

pranimin i taksës për aplikim vizë

përcjelljen e të dokumentacionit dhe të dhënave për aplikim, si dhe pagesave:

zyrës së vizave të ambasadës

kthimin e pasaportave.

Përveç kësaj, kontraktuesi i jashtëm, varësisht nga kërkesa e përfaqësisë përkatëse diplomatike, mund të ofrojë edhe shërbime të tjera vullnetare, por me pagesë (p.sh. fotokopje, fotografi biometrike të pasaportës, shërbime përkthimi, shërbime premium dhe VIP).



Po, ndërmarrja VisaMetric si kontraktues i vetëm (!) zyrtar, duke filluar nga shtatori 2022 e merr përsipër pranimin e aplikacioneve për viza Schengen për Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Ndërmarrja VisaMetric, pas përmbylljes së suksesshme të një procedure rajonale të prokurimit për Evropë të zhvilluar në Berlin e ka fituar kontratën për ofrim të shërbimeve për zhvendosjen e pranimit të aplikacioneve për viza, ndër tjerash në Kosovë. Ajo e ushtron veprimtarinë e saj në bazë të një marrëveshjeje të lidhur me Ministrinë e Jashtme Federale. Ambasada në Prishtinë nuk ka pasur dhe nuk ka ndikim në përzgjedhjen e kontraktuesit.


Hapi 1:

Informohuni në uebfaqen e VisaMetric për kushtet e aplikacionit tuaj për vizë Schengen, si dhe qëllimin përkatës të udhëtimit. Nëse keni pyetje, mund t'i drejtoheni shërbimit të klientëve në VisaMetric (përmes telefonit apo emailit në gjuhën gjermane, ose shqipe).

Hapi 2:

Rezervoni një termin përmes uebfaqes së VisaMetric për dorëzimin e aplikacionit tuaj në qendrën e pranimit të aplikacioneve në VisaMetric në Prishtinë. Në kuadër të rezervimit të terminit duhet të paguhet tarifa e shërbimit të VisaMetric që vlenë për secilin aplikues në vlerë prej 30 Euro (kësaj i shtohen edhe 30 Euro për kthimin e pasaportës ). Në rast se e anuloni terminin së paku 72 orë më herët, atëherë pagesa e bërë ju kthehet.

Hapi 3:

Paraqituni me kohë në qendrën e pranimit për terminin e caktuar me të gjitha dokumentet e kërkuara, të cilat janë përmendur në Hapin 1. Pasi të arrini në qendrën e pranimit të VisaMetric, fillimisht do të pranohet aplikacioni nga një punonjës i VisaMetric. Pranimi përfshin kontrollimin e dokumentacionit, si dhe regjistrimin e të dhënave të aplikuesit ne sistemin online VIDEX. Pas kësaj do të procedohet me të dhënat tuaja biometrike (fotografia dhe gjurmët e gishtave). Pastaj secili aplikues duhet ta paguaj taksën përkatëse për aplikim për vizë.

Krahas kësaj, ju mund të pranoni shërbime tjera të ofruara nga VisaMetric, të cilat lehtësojnë punën tuaj rreth aplikimit. Bëhet fjalë për shërbime vullnetare me pagesë, të cilat nuk përfshihen në tarifën standarde të VisaMetric, të përmendur më lartë.

Hapi 4:

Aplikacioni juaj do të percillet në Ambasadën Gjermane për vendimmarrje në ditën e aplikimit në VisaMetric. Përpunimi i aplikacionit në përfaqësinë përkatëse diplomatike mund të zgjasë deri në 15 ditë kalendarike.

Hapi 5:

Rezultati i aplikacionit tuaj (aprovim apo refuzim), bashkë me pasaportën dhe eventualisht dokumentet origjinale të dorëzuara kthehet nga ambasada në një zarf të mbyllur në qendrën e pranimit VisaMetric. VisaMetric pastaj ju informon në mënyrën dakorduar gjatë aplikimit dhe jua kthen pasaportën.

Hapi 6:

Alternativa 1: Viza është aprovuar:

Ne ju dëshirojmë një udhëtim të mbarë!

Ju lutem kontrolloni menjëherë, nëse viza është lëshuar në mënyrë korrekte, sidomos shkrimi i saktë i emrit dhe mbiemrit, por edhe numrit të pasaportes, si dhe datave të udhëtimit dhe qëllimi i udhëtimit.

Vërejtje: Aprovimi i vizës nuk e arsyeton të drejtën për hyrje në territorin e Schengenit. Vendimi përfundimtar i takon policisë kufitare gjatë kontrollit të hyrjes. Ka mundësi që policia kufitare të kërkojë dokumente, të cilat dëshmojnë gjendjen tuaj financiare, kohën dhe qëllimin e udhëtimit, si dhe sigurimin shëndetsor. Për këtë arsye ju do të duhej gjithmonë të keni me vete dokumentet si: ftesa nga Gjermania, rezervimi i hotelit, sigurimi shëndetsor.

Alternativa 2: Aplikacioni juaj është refuzuar:

Në rast se aplikacioni juaj është refuzuar, kjo mund të ketë arsye të ndryshme. Këto arsye ne i përmendim në vendimin e refuzimit. Vendimi përmban gjithashtu një udhëzim juridik rreth mënyrës se si mund të parashtroni ankesë ndaj vendimit.

Përndryshe ju mund të aplikoni përsëri në çdo kohë me dokumentacion të rregullt, të plotë dhe të verifikueshem.

Procesi i vendimmarrjes referuar aplikacioneve të dorëzuara për viza, nuk ndryshon për shkak të zhvendosjes së shërbimit. Vendimi lidhur me një kërkesë për vizë (dhënie ose refuzim) është detyrë sovrane dhe merret, sikurse deri më tani, vetëm nga zyrtarët e dërguar përgjegjës për viza në ambasadë. Aplikacionet e dorëzuara tek VisaMetric i përcillen Zyrës së vizave të Ambasadës Gjermane Prishtinë për përpunim dhe vendimmarrje, menjëherë pas aplikimit.

Kontraktuesin e jashtëm e paguan vetë aplikuesi. Pagesa prej 30 Eurove përfshinë shërbimet në vijim, të cilat nevojiten për të gjitha kërkesat për vizë:

 

  • Dhënia e njoftimeve dhe informatave
  • Dhёnja e terminit pёr aplikim
  • Pranimi dhe kontrollimi rreth plotёnisё sё dokumentacionit
  • Plotёsimi i tё dhёnave tё aplikuesit nё sistemin online VIDEX
  • Regjistrimi i tё dhёnave biometrike (gjurmёt e gishtave, fotografia)
  • Pranimi i pagesave
  • Pёrcjellja e të dhënave dhe dokumentacionit pёr aplikim, si dhe pagesave tek Zyra e vizave nё përfaqësinë përkatëse diplomatike

Kësaj i shtohet një taksë për kthimin e pasaportës, në vlerë prej 30 Eurove

Për shёrbime të tjera, tё cilat aplikuesit i pranojnë vullnetarisht, llogariten taksa shtesë, p.sh. :

  • Prodhimi i fotografive biometrike
  • Shërbime të fotokopjimit
  • Përditësimi i statusit aktual mbi pёrpunimin e aplikimit me SMS, email/ ose telefon
  • Shërbime të pёrkthimit të dokumenteve pёr aplikim
  • Ndihma rreth plotёsimit tё formularёve pёr aplikim pёr vizё
  • Shёrbimi VIP (Vini re: kjo vlenё vetёm pёr një proces më konform të aplikimit nё VisaMetric. Ky shёrbim nuk ka ndikim nё listën e pritjes për termin, apo nё kohёzgjatjen e pёrpunimit tё aplikacionit tё vizë në përfaqësinë diplomatike!)

 

Më shumë informata rreth kёtyre shёrbimeve shtesё dhe çmimet përkatëse i gjeni nё faqen e internetit tё VisaMetric.

Në këtë rast, ju duhet të bëni një kërkesë për një termin të ri dhe koha e pritjes fatkeqsisht fillon nga e para. Sistemi i termineve është i automatizuar, një ndërhyrje manuale në këtë sistem është shumë e komplikuar dhe kërkon kohë, prandaj një gjë e tillë nuk bëhet.

Në të kaluarën kemi konstatuar që disa agjensione apo zyra turistike përmes adresave të reja elektronike kanë kërkuar termine në ambasadë dhe pastaj ua kanë ofruar ato personave, vetëm kundrejtë një çmimi monetar. Ambasada Gjermane nuk e aprovon një praktikë të tillë dhe ju rekomandon të parashtroni vetë një kërkesë për termin me një adresë elektronike personale.

Kjo varet nga qëllimi i udhëtimit.

Kohët aktuale të pritjes

Koha e pritjes për një aplikim për vizë varet nga kategoria e vizave. Ne Ju tërheqim vëmendjen shprehimisht se kohët e pritjes të cekura më poshtë, janë parashikimet e bazuara në kapacitetet aktuale të përpunimit, të cilat përcaktohen nga faktorët që ndryshojnë.

Nëse e paraqitni sot kërkesën për termin, ju duhet të llogaritni siç parashikohet me këto kohë të pritjes:

  • Vizë Shengen - caktoni një termin në kategorinë Shengen-Visa
  • Vizë për bashkim familjar - nuk ka kohë të pritjes
  • Punësim i kualifikuar me një diplomë të njohur në Gjermani (arsim profesional, apo studime universitare) / Vizë për Kartonin e kaltërt të BE-së - disa javë
  • Vizë për shkollim/kualifikim/Studime në Gjermani- nuk ka kohë të pritjes
  • Viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë.
  • Dhënia e vizës për punësim sezonal/pushimeve semestrale - caktoni një termin në kategorinë Shengen-Visa


* SHENIM I RENDESISHEM  lidhur me terminet  me qëllim të fillimit të punësimit  sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor:

"Rregullorja aktuale e Ballkanit Perëndimor" (paragrafi 26 (2) i Rregullores së Punësimit) skadoi më 31 Dhjetor 2020. Rregullorja pasuese  hyri në fuqi më 1 janar 2021. Regjistrimet ekzistuese në listën e pritjes së mëparshme  ishin të vlefshme vetëm për aplikimet sipas rregullores së vjetër e cila  skadoi më 31 dhjetor  2020 dhe prandaj nuk mund të merren më parasysh.  Terminet e aplikimit për viza sipas rregullores së re të Ballkanit Perëndimor do të caktohen veçmas për çdo muaj. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.


Përkundrazi, ju rrezikoni të humbni terminin tuaj paraprak. Kërkesat e përsëritura mund të devijojnë planifikimet tona dhe në këtë mënyrë ju do t’ua pamundësonit personave të tjerë caktimin e një termini më të hershëm. Në i refuzojmë kërkesat e përsëritura, në dëm tuajin.

Ministrisë Federale për Punë të Jashtme i janë të njohura dy probleme eventuale:

  • Ju jeni duke përdorur shfletuesin (browser) safari në një kompjuter të brendit Macintosh
  • Ju e keni hapur faqen e termineve drejtëpërdrejtë, apo nëpërmjet ndonjë vegëze (link) në shfletuesin tuaj.

Me shfletuesit mozilla firefox, google chrome, ose internet explorer nuk do të keni probleme. E rëndësishme është që secilën herë të hyni në faqen e termineve nëpërmjet faqes zyrtare të ambasadës, e jo drejtëpërdrejtë.

Jo. Numri i pasaportës është një indikator unik, i cili pamundëson rezervime të shumëfishta. Keni kujdes dhe vendosni numrin e saktë të pasaportës. Faktkeqisisht, në rast të mospërputhjes së numrit tuaj në pasaportë dhe atij në kërkësën për termin juve ju refuzohet hyrja për aplikim.

Pyetje rreth statusit të procedurave për viza munden të bëhen nëpërmjet formularit kontaktues, vetëm nëse:

  • Ju keni parashtruar një kërkesë për vizë Schengen dhe jeni duke pritur përgjigjen që prej 15 apo më shumë ditëve.
  • Ju keni parashtruar një kërkesë për vizë nacionale dhe jeni duke pritur përgjigjen që prej 3 apo më shumë muajve.

Fillimisht prisni deri sa të kalojnë afatet e lartëcekura.

Luteni që në formularin kontaktues të shënoni adresën elektronike, të cilën edhe keni dhënë gjatë parashtrimit të kërkesës tuaj për vizë. Ne parimisht nuk iu përgjigjemi kërkesave nga adresat elektronike, të cilat iu përkasin agjensioneve dhe zyrave të ndryshme turistike.

 

Ne përpiqemi të shqyrtojmë kërkesën tuaj për vizë sa më shpejtë të jetë e mundur. Një njoftim i përgjithshëm mbi kohën e shqyrtimit të kërkesës tuaj, për fat të keq nuk është i mundur, sepse çdo kërkesë për vizë shqyrtohet në mënyrë individuale. Të dhëna të përafërta i gjeni këtu .

Koha e plotë e përpunimit të kërkesës tuaj për vizë shengen është deri në 3 javë nga dita kur keni aplikuar te shërbyesi i jashtëm VisaMetric. Për shkak të mungesës së stafit në ambasadë, aktualisht koha e përpunimit është dukshëm më e gjatë. Informata shtesë i gjeni këtu .

Ne nuk mund të japim informacione mbi kohën e shqyrtimit për kërkesat e vizave me qëllim të bashkimit familjar dhe punësimit në Gjermani. Ky shqyrtim varet nga disa faktorë, tek të cilët ne s’mund të ndikojmë. Ndër të tjera, ne duhet të kontaktojmë zyrën për të huajt në vendbanimin tuaj të ardhshëm. Ju lutem, mos bëni pyetje për gjendjen e kërkesës suaj në tre muajt e parë, nga momenti i dorëzimit të kërkesës.


Jo. Ju duhet të aplikoni për vizë në ambasadën e atij shteti, në të cilin do të qëndroni në pjesën më të madhe të kohës. Vetëm në rast se ju do të qëndroni për një kohë të njejtë në disa shtete të Schengenit, atëherë duhet të parashtroni kërkesën për vizë në ambasadën e shtetit të parë të hyrjes.

Shembull:

Ju dëshironi të udhëtoni në Gjermani dhe keni rezervuar një fluturim nga Prishtina për në Gjermani me ndërrim aeroplani në Selanik (Greqi).

Në këtë rast ju duhet të parashtroni një kërkesë për vizë në Ambasadën Gjermane Prishtinë, meqenëse shteti gjerman është destinacioni juaj kryesor. Parashtrimi i kërkesës për vizë në Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë nuk është i lejueshëm.

Jo, asesi! Ju rrezikoni një gjobë monetare (ose edhe burgim), do të largoheni nga zona Schengen (ose edhe dëboheni) dhe do të merrni një ndalim hyrje në tërë zonën Schengen për disa vite (Neni 95 nga Ligji i Qëndrimit).

Fatkeqësisht jo. Ju duhet të ktheheni dhe të parashtroni këtu një kërkesë për bashkim familjar. Viza Schengen vlenë gjithëmonë vetëm për qëndrime afatshkurtëra, deri në tre muaj brenda një gjashtëmujori. Informata për qëndrime afatgjata gjeni në rubrikën viza nacionale

Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë, atëherë ju lutemi t'i drejtoheni ambasadës menjëherë përmes email-it zyrtar: visa@pris.diplo.de

Ministria e jashtme gjermane e ka obliguar përmes kontratës shërbyesin e jashtem VisaMetric që ti përmbahet parametrave të vendosur nga ligji gjerman për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shërbyesit e jashtëm duhet gjithashtu të jenë të certifikuar sipas ISO 27001, infrastruktura e tyre duhet të veproj në përputhje me parametrat e vendosur nga Enti federal për siguri në teknologjinë informative të administrates publike dhe të dhënat personale duhet të ruhen vetëm në servera brenda hapësirës ekonomike europiane.

Përveq kësaj shërbyesit e jashtëm nuk kan të drejt dhe nuk kan mundësi të ruajn të dhëna personale të aplikuesve, siq janë gjurmët e gishtave në sistemet e tyre, por vetem të dhënat të cilat nevoiten pë caktimin e termineve.

Informata shtesë rreth mbrojtjes së të dhënave gjatë aplikimit për viza në i gjeni në webfaqen e VisaMetric: https://www.visametric.com/kosovo/Germany/de/p/unsere-sicherheits-und-datenschutzpolitik

Jo! Pjestarët e së njejtës familje të cilët aplikojn në Termin të njejt si dhe me adresë të përbashkët të banimit, kan nevojë vetëm për një zarf për kthimin e pasaportave. Vetem kur pasaportat nuk kan vend në një zarf të vetem, bëhen të nevojshme zarfa shtesë.