Informatë me rëndësi për kërkesat për viza me qëllim bashkimin familjar, të cilat parashtrohen në Ambasadën Gjermane në Prishtinë nga data 01.03.2020:
Çertifikatat e gjendjes civile të lëshuara në Kosovë (çertifikatat e lindjes, çertifikatat e kurorëzimit, çertifikatat e vdekjes) duhet të paraqiten në formë të legalizuar.
Mirëpo kjo vlenë vetëm për çertifikatat e gjendjes civile, të cilat iu referohen ngjarjeve të regjistruara në zyrën e gjendjes civile (do të thotë lindja, kurorëzimi, rastet e vdekjes) pas datës 18.02.2013. Vetëm këto çertifikata mund të legalizohen. Data e lëshimit të çertifikatës nuk ka rëndësi.
Për çertifikatat që i referohen rasteve të gjendjes civile të regjistruara deri më dhe përfshirë datën 18.02.2013, edhe më tej vlenë vula e verifikimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (jo më e vjetër se 6 muaj).
Informata më të hollësishme lidhur me procedurën e legalizimit, si dhe caktimin e terminit që është i nevojshëm për këtë, gjeni këtu: Legalizimi