Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Shofer profesionist në transportin e mallrave dhe udhëtarëve

Camião na autoestrada

Camião na autoestrada, © Colourbox.de

29.08.2023 -

Kush mund të punoj si shofer profesionist në Gjermani?

Nëse posedoni patentë shofer në kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE për transportin e mallrave dhe/ose të udhëtarëve atëherë mund të punoni si shofer profesionist në Gjermani.

Për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënie punësimi do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

Punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, nuk mund të aplikojnë në këtë kategori.

Parakushti: Leje qarkullimi EU/EWR dhe kualifikimi bazik

Parakushtet për punësimin si shofer profesionist në transportin e mallrave dhe udhëtarëve në Gjermani sipas nenit 24a të rregullorës së punësimit janë:

  • posedimi i një lejeje të qarkullimit EU / EWR dhe
  • kualifikimi bazik sipas udhëzimit 2003/59/EG të Parlamentit Europian dhe të Këshillit Europian të datës 15.07.2003 përkatësisht kualifikim bazik sipas nenit 2 të ligjit për kualifikim për shofer profesionist (BKrFQK) dhe/ose aftësimi i mëtejshem sipas nenit 5 BKrFQG.

Nëse posedoni një leje qarkullimi EU/EWR si dhe kualifikim bazik atëherë mund të aplikoni për një vizë pune si shofer profesionist sipas nenit 24a par.1 të rregullorës së punësimit. (Alternativa e parë)

Nese nuk posedoni ende një leje qarkullimi EU/EWR dhe/ose kualifikim bazik atëherë sipas nenit 24a par.2 të rregullorës së punësimit, mund të aplikoni për një vizë me qëllim të realizimit të një maseje të kualifikimit tek një punëdhënës gjerman. (Alternativa e dytë)

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një Termin në kategorinë „Nisje e punësimit të kualifikuar me një diplomë të njohur në Gjermani („Aufnahme einer qualifizierten Beschäftigung mit in Deutschland anerkannten Abschluss") përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t'i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme

Ju lutemi të përpiloni një aplikim elektronik, ta shtypni atë në dy kopje dhe t'i sillni ato me vete në termin në ambasadë.

Përveç kësaj, në ditën e paraqitjes tuaj personale për aplikim në zyrën e vizave, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal, secila me nga dy kopje.

  • 3 fotografi pasaporte biometrike (jo me te vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës në lartësi prej 75 EUR, para në dorë
  • Certifikata e vendbanimit ( jo më e vjetër se gjashtë muaj )
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    • I vlefshëm deri në gjashtë muaj brenda vitit
    • I vlefshëm nga data e aplikimit për vizë
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Vërejtje për aplikuesit nga mosha 45-vjeçare:
    • Dëshmi për sigurimin e mjaftueshëm të pensionit
      • dëshmia ofrohet përmes:
        • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko shpenzimet e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:
        • sigurimi adekuat i pensionit 
          • Vërtetimi i të drejtave të fituara tashmë nga sigurimi i pensionit privat / i jetës ose
          • Evidentimi i pasurive të paluajtshme me ekstrakt kadastral dhe vlerësimi i fundit tatimor për pronën ose
          • pasuri të tjera

Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti kërkohen edhe dokumentet e mëposhtme:

Alternativa 1:

Ju posedoni një leje qarkullimi EU/EWR si dhe kualifikim bazik :

  • Deklarata mbi marrëdhenien e punësimit, jo më e vjetër se 6 muaj, e plotësuar plotësisht dhe e nënshkruar nga punëdhënësi
  • Dëshmia mbi kualifikimin bazik, me përkthim në gjuhën Gjermane. Dëshmia e kualifikimit bazik  mund të paraqitet përmes:
    • - Numrit kyç 95 në patentë shoferin EU/EWR ose
    • - Dëshmia e kualifikimit të Shoferit të një Shteti EU/EWR ose
    • - Vërtetimi i Shoferit EU
  • Leje qarkullimi EU/EWR të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE  ose: Nese posedoni kualifikimin bazik por jo një patentë shoferi të BE-së, atëher ne vend të patentë shoferit të BE-së ose lejes së qarkullimit të EWR-së duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:         
  1. patentë shofer të huaj si shofer profesionist të kategorive C1,C1E,C, CE, D1, D1E, D ose DE
  2. Kontrata e punës me zotimin dhe detyrimin për të marrë pjesë në masat eventuale të kërkuara për të përfituar patentë shoferin e BE-së, në parim transferimi i patentës së shoferit brenda 6 muajve pasi të keni vendbanimin në Gjermani.

Alternativa 2:

Ju (ende) nuk posedoni një leje qarkullimi EU/EWR dhe/ose kualifikimin bazik të kërkuar:

  • Leje qarkullimi si shofer profesionist në kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE (Njoftim: për lejet kosovare të qarkullimit të kategorisë D, lëshuar para datës 09.10.2008 apo të kategorive CE dhe C, lëshuar para datës 09.10.2009 nuk kërkohet kualifikim bazik por një aftësim i mëtejshëm sipas nenit 5 BKrFQG para se të fillohet një marrëdhënie pune si shofer profesionist.)
  • Kontratë e punës me detyrimin për pjesëmarrje në masat për përvetësimin e lejës së qarkullimit ose kualifikimin bazik përkatësisht kualifikimin bazik të përshpejtuar.
  • Dëshmia për masat e synuara të kualifikimit (kualifikimi bazik ose aftësimi i mëtejshëm), p.sh. konfirmimin e regjistrimit për kursin përkates apo kontratën e aftësimit profesional me një autoshkollë në Gjermani.
  • Deklarata mbi marrëdhënien e punës fillimisht në një punë tjetër te punëdhënësi (p.sh. punë në zyre, depo etj., mirëpo ende jo si shofer), jo më e vjetër se 6 muaj, e plotësuar plotësisht dhe e nënshkruar nga punëdhënësi. Punëdhënësi duhet të konfirmoj në pikën 7.4. të deklaratës mbi marrëdhëniën e punësimit së një masë kualifikimi (kualifikim bazik ose aftësim i mëtejshëm) do të përmbyllet dhe se përvetësimi i lejës së qarkullimit EU/EWR do të ndodhë në periudhën kohore prej më së largu 15 muajsh. Për këtë duhet të paraqitet se cilat masa të aftësimit, duke përfshirë atë se cilat kurse të gjuhës do të përcjellën, gjatë dhe jashtë orarit të punës.
  • Një deklaratë shtesë mbi marrëdheniën e punës për marrëdhënien e mëvonshme të punës si shofer profesionist te kompania e njejtë pas përfundimit të masës së kualifikimit.
  • Dëshmia mbi njohuritë e gjuhës gjermane më së paku të nivelit B1 të kornizës referuese europiane ( Informata për certifikata të pranueshme të gjuhës i gjeni këtu).

            Përjashtim: Nëse në Gjermani duhet të përmbyllet vetëm një aftësim i mëtejshëm  dhe përmes konfirmimit të regjistrimit të kursit vërtetohët që aftësimi ndodh në gjuhën amtare, atëherë nuk ka nevojë për dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane. Nëse aftësimi i mëtejshëm nuk ndodh në gjuhën amtare atëherë njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit B1 duhet të dëshmohen. 

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente te tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.


Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de