Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Bashkim familjar

finger Familie

finger Familie, © ColourBox

07.11.2022 -

Kërkesa për Termin

Ju duhet të caktoni një termin për të aplikuar. Koha e pritjes përfshinë disa ditë/javë. Ju lutemi sigurohuni që gjithmonë të keni qasje në postën elektronike që specifikoni në kërkesën tuaj për termin. Konfirmimi i terminit do të dërgohet vetëm në këtë email.


Intervistë personale në sektorin e vizave

Ju lutemi plotësoni formularin per aplikim në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 EUR tek të rriturit përkatësisht 37.50 EUR për personat e mitur - Bashkëshorti/ja dhe fëmijët e mitur të shtetasve gjerman si dhe prindërit e fëmijëve të mitur shtetas gjerman lirohen nga pagesa e tarifës
  • Certifikata e lindjes (tek certifikatat kosovare nëse është e nevojshme edhe e legalizuar
  • Certifikata e martesës (tek të martuarit, tek certifikatat kosovare nëse është e nevojshme edhe e legalizuar)
  • Certifikata e vendbanimit ( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Certifikata aktuale e vendbanimit nga bashkëshorti/ja që jeton në Gjermani
  •  Kopja e pasaportës së bashkëshortit/es ose letëternjoftimi
  •  Kopja e lejeqëndrimit të vlefshëm së bashkëshortit/es
  • Nëse njëri nga bashkëshortët ka qenë me herët i martuar, duhet të dorëzohen të gjitha aktgjykimet e shkurorëzimeve të mëhershme ose certifikata e vdekjes së bashkëshortit/es

  • Në rast të shkurorëzimit jashtë Gjermanisë, kërkohet njohja e vendimit të shkurorëzimit. Informata shtesë (në gjuhen gjermane) mund të gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/xk-de/service/konsularisches/-/2562068

  • Nëse bashkëshorti / bashkëshortja nuk ka nënshtetësi gjermane sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING) :
  • i vlefshëm për 3 muaj brenda vitit
  • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë

Na duhen gjithashtu dokumentet e mëposhtme, varësisht nga lloji i bashkimit familjar që po bëni. Ju lutemi zgjidhni kategorinë e duhur.

  • Certifikata e martesës
  • Nëse ndonjëri prej bashkëshortëve ka qenë i mitur gjatë lidhjes së martesës: Vendimi i gjykatës mbi pëlqimin e prindërve për lidhjen e kësaj martese
  • Dëshmi mbi njohuri elementare të gjuhës gjermane (Nivelin A1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët)

Shënim: Ligji parashikon përjashtime nga dëshmia e njohurive themelore të gjuhës gjermane.

  • Kopja e vërtetuar e pasaportës së bashkëshortit/es  tuaj
  • Certifikata e martesës
  • Kontrata aktuale e qeras së bashkëshortit/es
  • Kontrata aktuale e punës se bashkëshortit/es dhe vërtetimet zyrtare të rrogës për 3 muajt e fundit

  • Vërtetimi i lajmërimit të lidhjes së martesës në zyrën e ofiqarisë në Gjermani  (§ 13 Abs. 4 PstG)
  • Dëshmi mbi njohuri elementare të gjuhës gjermane (Nivelin A1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët)

Shënim: Ligji parashikon përjashtime nga dëshmia e njohurive themelore të gjuhës gjermane

  • Fletëgarancioni/Ftesa në pajtim me §§ 66-68 të Ligjit për Lejeqëndrim i lëshuar nga Zyra për të huaj

Në rastet e shkuarjes tek njëri prind:

  • Certifikata e martesës së prindërve (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmia e kujdestarisë së përbashkët të prindërve dhe një deklaratë e pëlqimit të prindit që mbetet në Kosovë, i vërtetuar në ambasadën gjermane, ose
  • Vendimi përkatës gjyqësor i kujdestarisë me anë të të cilit prindit që jeton në Gjermani i është bartur kujdestaria. Vendimi duhet të ketë një shënim zyrtar mbi vlefshmërinë ligjore dhe vërtetimin mbi vërtetësinë nga gjykata themelore përkatëse.

Në rastin e parashtruesve mbi moshën 16 vjeçare (nëse nuk udhëton së bashku me dy prindërit ose me njërin prind, i cili i vetëm e ka ligjërisht kujdestarinë):

  • Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit C1 sipas Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës.


  • Vendimi i adoptimit. Në rast se nuk kemi të bëjmë me një vendim gjerman adoptimi, atëherë është i nevojshëm edhe vendimi i njohjes nga një gjyaktë themelore apo familjare gjermane (konstatimi i njohjes „Anerkennungsfeststellung“)
  • Për aplikuesit mbi moshën 16-vjeçare duhet paraqitur dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit C1 sipas Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës.

  • Certifikata gjermane e lindjes së fëmijës
  • Dëshmi mbi shtetësinë gjermane të fëmijës

 Për prindërit e martuar me njëri-tjetrin:

  • Certifikata e martesës (jo më e vjetër se 6 muaj) përkatësisht certifikata gjermane / ndërkombëtare e kurorëzimit

 Për prindërit që nuk janë të martuar me njëri-tjetrin:

  • Dëshmi për kujdestarinë e përbashkët të prindërve

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e përpunimit pas dorëzimit të aplikimit

Koha e përpunimit për aplikimet për bashkim familjar dallon për secilin rast, pasi gjatë procedurës, si rregull, dokumentet origjinale duhet të dërgohen në Gjermani dhe duhet të përfshihen autoritetet e brendshme gjermane. Ky shqyrtim varet nga disa faktorë, tek të cilët ne nuk mund të ndikojmë. Shqyrtimi dhe vendimi përfundimtar mund të merren nga ambasada vetëm pasi të marrim përgjigje nga Gjermania. Si rregull, duhet të pritet një kohë përpunimi deri në 3 muaj, në disa raste dukshëm më e gjatë. Ju lutem, mos bëni pyetje për gjendjen e kërkesës suaj në tre muajt e parë, nga momenti i dorëzimit të kërkesës.

Nëse aplikimi shoqërohet me një aprovim paraprak nga autoriteti kompetent gjerman i imigracionit, koha e përpunimit zakonisht zvogëlohet në disa javë.

Kthimi i dokumenteve

Për kthimin e pasaportave, ambasada ka bashkëpunim me ndërmarrjen e postës DHL e cila ofron shërbimet e saj në dhomat e pritjes së ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të paguar dhe të adresuar paraprakisht në ditën e aplikimit dhe e dorëzoni së bashku me kërkesën tuaj.

Sapo aplikimi juaj për vizë të jetë përpunuar, ambasada do të dorëzojë zarfin me pasaportën tuaj dhe çdo dokument tjetër tek DHL për dorëzim. Ju mund të përdorni kodin e ndjekjes që keni marrë nga DHL kur keni blerë zarfin për të kontrolluar në çdo kohë nëse ambasada ia ka dorëzuar zarfin DHL-së.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de


Ju lutemi vini re gjithashtu informacionet tona mbi certifikimet noteriale.