Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Shërbimi për ju: Dergësa e pasaportës nëpërmjet shërbimit postar DHL

Ekziston mundësia që pasaporta e juaj dhe vendimi i kërkesës tuaj për vizë të ju dërgohet në shtëpi. Përfitoni nga ky shërbim i rehatshëm - nuk ka më pritje të gjata në erë dhe shi gjatë dhenjës së pasaportave.

Nga data 1 shkurt 2018, ekziston mundësia që pasaporta e juaj dhe vendimi i kërkesës tuaj për vizë të ju dërgohet në shtëpi. Përfitoni nga ky shërbim i rehatshëm - nuk ka më pritje të gjata në erë dhe shi gjatë dhenjës së pasaportave. Pasaporta juaj ju dorëzohet shpejtë në shtëpinë tuaj!

Si funksionon procedura?

Në hyrje të zyrës të vizave (Rr. Azem Jashanica 66) një punonjës i DHL-së do të jetë në dispozicionin tuaj. Ju shkruani adresën e vendbanimit dhe numrin tuaj të telefonit celular. Ju lutemi sigurohuni që të shënoni numrin e saktë të celularit, për arsye se punonjësit e shërbimit DHL mund të ju kontaktojnë në rast së nuk gjendeni në shtëpi.

Ju lutemi dorëzoni zarfin DHL, së bashku me dokumentet e aplikimit për vizë në sportel. Ky zarf do të mbetet në dosjen tuaj gjatë gjithë procedurës së përpunimit të kërkesës suaj për vizë.

Ju lutem vini re se për dërgesën e pasaportës ju nënshkruani një kontratë me shërbimin postar DHL, jo me Ambasadën Gjermane.

Sa kushton ky shërbim?

DHL do t'ju llogaritë një pagesë prej 10€. Kjo taksë zbatohet ekskluzivisht për dërgesën e pasaportës. Taksat për kërkesën tuaj për vizë vazhdojnë të paguhen në sportelin e sektorit të vizave.

A mund të përdoret një zarf DHL për disa aplikues për vizë?

Po, kjo është e mundur në dy kushte. Nëse:

1. Të gjithë personat janë të lidhur familjarisht mes vete dhe

2. Të gjithë personat jetojnë në të njëjtën shtëpi. Gjatë paraqitjes së kërkesës tuaj për vizë, ju lutemi theksoni në sportel që dërgimi i pasaportës suaj dhe pasaportave të anëtarëve të familjes tuaj duhet të bëhet së bashku.

Sa kohë i duhet DHL-së që të dorëzojë pasaportën time?

DHL me anë të nënshkrimit të kontratës na ka siguruar që të gjitha dërgesat bëhen brenda 48 orëve në tërë Kosovën.

Kam pyetje shtesë

Na shkruani nëpërmjet formularit tonë kontaktues Ne i mirëpresim komentet dhe sygjerimet tuaja për përmirësime eventuale.