Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Kërkesa për vizë më është refuzuar – çfarë mund të bëj?
Kërkesa e juaj për vizë është refuzuar dhe ju pasi keni parë sqarimet nuk pajtoheni me vendimin e ambasadës?
Kërkesa e juaj për vizë është refuzuar dhe ju pasi keni parë sqarimet nuk pajtoheni me vendimin e ambasadës?
Ju mund t’i drejtoni një kërkesë zyrës së vizave për të rishikuar kërkesën tuaj për vizë. Kjo procedurë quhet kundërshtim.
Ju njëkohësisht keni mundësinë të ushtroni padi kundër refuzimit, ashtu që verifikimi të bëhet nga një gjykatë. Kundërshtimi dhe padia janë të pavarura nga njëra-tjetra.
Nëse fillimisht vendosni të kundërshtoni, ndërsa ambasada edhe më tej qëndron prapa refuzimit, ju do të pranoni një vendim të kundërshtimit plotësisht të arsyetuar, kundër të cilit ju gjithashtu mund të ushtroni padi. Ju lusim të keni parasysh se nuk mjafton që ju vetëm të mos jeni dakord me refuzimin e kërkesës tuaj për vizë. Ju nepërmjet dokumentacionit adekuat duhet të paraqitni se për çfarë arsye ka qenë i gabuar refuzimi i kërkesës nga pikëpamja juaj.
Procedura e kundërshtimit mund të zgjatë deri në trë muaj (viza Shengen) përkatësisht së paku tre muaj (viza nacionale). Procedurat pranë Gjykatës Administrative në Berlin për momentin janë duke zgjatur dukshëm më tepër. Ju lusim t’i keni parasysh udhëzimet e Gjykatës Administrative në Berlin
Udhëzimet në vijim janë shteruese. Informata përtej këtyre nuk mund të jepen.
Procedura e kundërshtimit
Viza e juaj për fillimin e marrëdhënies së punës sipas nenit 26 par. 2 të Rregullores së Punësimit është refuzuar.
Nëse kërkesa e juaj për vizë pune sipas nenit 26 par. 2 të Rregullores së Punësimit është refuzuar për njëren nga arsyet vijuese, atëherë kundërshtimi i juaj do të ketë shumë pak gjasa të jetë i suksesshëm:
- Të dhënat në kontratën tuaj të punës lidhur me orët e punës në javë dhe/ose pagën minimale nuk janë në përputhje me aprovimin e Zyrës Federale për Punë. Ndihmesë mund të jetë një kontratë e re që i plotëson kushtet e Zyrës Federale për Punë. Ju duhet të bëni një termin të ri.
- Ju në aplikacionin tuaj për vizë keni fshehur informatat për qëndrime paraprake në Gjermani. Ju lusim të parashtroni kërkesë për një termin të ri – kërkesa për vizë duhet të jetë e plotë dhe e saktë.
- Ju keni ndalesë të hyrjes në një ose më shumë shtete të Shengenit. Në këtë rast ju parimisht duhet të kërkoni nga autoriteteti që ka lëshuar këtë vendim të bëhet heqja e ndaleses së hyrjes – ambasada nuk mund të ju përkrahë për një gjë të tillë.
Afatet kohore
Nëse vendimi i refuzimit tuaj ka një udhëzim juridik (kryesisht tek vizat Shengen), atëherë afati kohor për paraqitjen e kundërshtimit do të jetë një muaj nga shpallja e vendimit të refuzimit.
Shembull:
Më 10.05 ju pranoni pasaportën tuaj me një vendim të refuzimit dhe një udhëzim juridik. Afati kohor për kundërshtim fillon më 11.05. Pra, kërkesa e juaj për kundërshtim duhet të dorëzohet në ambasadë më së voni më 10.06. Një kundërshtim që dorëzohet pas kësaj date është i palejueshëm.
Nëse vendimi i juaj i refuzimit nuk ka udhëzim juridik (kryesisht në rastin e të gjitha llojeve tjera të vizave, si p.sh. vizat për bashkim familjar, për studime, për punë etj.), atëherë afati kohor për paraqitjen e kundërshtimit do të jetë një vit nga pranimi i vendimit të refuzimit.
Shembull:
Më 10.05. ju pranoni pasaportën tuaj me një vendim të refuzimit pa udhëzim juridik. Afati kohor për kundërshtim fillon më 11.05. Pra, kërkesa e juaj për kundërshtim duhet të dorëzohet në ambasadë më së voni më 10.05. të vitit vijues. Në të kundërtën afati për kundërshtimin tuaj skadon dhe ai më nuk është i lejueshëm.
Procedura e kundërshtimit duhet të bëhet me shkrim, shkresa e kundërshtimit duhet të jetë e nënshkruar. Një email ose një dokument i nënshkruar në kompjuter nuk është i mjaftueshëm!
Ju mund të ngarkoni edhe një person tjetër që në emrin tuaj të kryej procedurën e kundërshtimit. Në një rast të tillë ju lusim të dorëzoni shkresën e kundërshtimit së bashku me një autorizim të nënshkruar nga ju përsonalisht.
Informata do të pranojnë vetëm aplikuesit ose personi i autorizuar.
Shkresat e kundërshtimit eventualisht edhe autorizimi duhet të bëhen në gjuhën gjermane.
Ju lusim që ju ose personi i autorizuar të dërgoni shkresën e nënshkruar të kundërshtimit nepërmjet postës në adresë të ambasadës. Një dërgesë përmes telefaksit është e pranueshme vetëm në raste të veçanta, kur duhet të përmbahet afati kohor dhe për këtë dërgesa duhet të bëhet ekskluzivisht nga një numër gjerman i telefaksit të Ambasadës Gjermane në Ministrinë e Punëve të Jashtme +49-30-1817-67195. Në të kundërten e dorëzoni atë përsonalisht në ambasadë.
Nuk është i nevojshëm angazhimi i një agjensioni të udhëtimit, ose një ndërmarrje komerciale për përpilimin e shkresës së kundërshtimit!
Përmbajtja e kundërshtimit tuaj
Kundërshtimi i juaj duhet të përmbajë këto të dhëna:
- Numrin e dosjes (Gz.) përkatësisht numrin e barkodit. Mjaftojnë gjashtë shifrat e fundit.
- Numrin e pasaportës tuaj
- Emrin tuaj të plotë
- Numrin e celularit tuaj
- Adresën tuaj
Në kundërshtim ju duhet të parashtroni të gjitha rrethanat e volitshme për ju dhe të arsyetoni hollësisht se për çfarë arsye nga pikëpamja e juaj nuk është i qëndrueshëm vendimi i refuzimit.
Ju lusim të keni parasysh se çdo deklaratë tuajën do të duhej të mbështetni me dokumentacion të përshtatshëm.
Nuk duhet të dorëzohen edhe një herë dokumente, të cilat i keni dorëzuar tanimë gjatë parashtrimit të kërkesës tuaj.
Vetëm dorëzimi i të gjitha dokumenteve të kërkuara nuk nënkupton automatikisht që vendimi për kërkesën tuaj do të jetë pozitiv. Për më tepër, tek atëherë mund të sigurohet një vlerësim gjithëpërfshires i rastit tuaj.
Pasaporta e juaj fillimisht nuk nevojitet. Pra, nuk duhet të dërgoni atë së bashku me shkresën tuaj të kundërshtimit.
Si zhvillohet procedura e kundërshtimit?
Pas pranimit të shkresës tuaj të kundërshtimit në mënyrën dhe afatin e duhur ne e rishikojmë kërkesën tuaj për vizë dhe marrim parasysh arsyetimin tuaj të dorëzuar, sikurse edhe të gjitha dokumentet e parashtruara. Veçanërisht në rastin e vizave nacionale bëhet një verifikim preciz i arsyes së pranueshme të udhëtimit.
Pas përfundimit të verifikimit merret një vendim. Edhe nëse verifikimi zgjatë më shumë, ju lusim të evitoni pyetjet rreth ecurisë së shqyrtimit.
Nëse vijmë në përfundim të lëshojmë vizën, do të ju kontaktojmë menjëherë, në mënyrë që të sjellni pasaportën tuaj në ambasadë.
Nëse edhe në procedurën e kundërshtimit vimë në përfundim të mos lëshojmë vizën, ju do të pranoni një vendim të ri. Vendimin e kundërshtimit mund ta merrni personalisht, ose të pranoni atë me postë. Vendimi i kundërshtimit do të ketë një arsyetim të hollësishëm dhe një udhëzim juridik.
Përcaktimi i afatit kohor bazohet në § 31 par. 3 VwVfG dhe § 31 par. 1 VwVfG në lidhje me § 188 par. 3 BGB.
Paditë
Pas pranimit të një vendimi për refuzimin e kërkesës tuaj për vizë (vendim i refuzimit ose vendim i kundërshtimit) ju keni mundësinë të ushtroni padi pranë Gjykatës Administrative në Berlin. Një udhëzim juridik përkatës është në vendimin tuaj të refuzimit. Gjykata e shqyrton nëse ju takon e drejta në lëshimin e vizës dhe nëse refuzimi i cenon të drejtat tuaja.
Afatet kohore
Nëse vendimi i refuzimit tuaj përmban një udhëzim juridik ose nëse keni pranuar një vendim të kundërshtimit me udhëzim juridik, atëherë afati kohor për ngritjen e padisë është një muaj nga shpallja e vendimit përkatës.
Përcaktimi i afatit kohor bazohet në § 31 par. 3 VwVfG dhe § 31 par. 1 VwVfG në lidhje me § 188 par. 3 BGB.
Nëse vendimi për refuzimin tuaj nuk përmban udhëzim juridik, atëherë afati kohor për ngritjen e padisë do të jetë një vit nga shpallja e vendimit të refuzimit.
Forma dhe përmbajtja e ngritjes së padisë
Ju lusim që patjetër të lexoni udhëzimet e Gjykatës Administrative në Berlin
Ju mund të nisni përsonalisht procesin gjyqësor pranë Gjykatës Administrative dhe të ngritni padi, ose atë mund ta bëj edhe një anëtar i familjes që është në moshë madhore sipas § 15 AO, § 11 LPartG, një avokat, ose një jurist në kuptim të § 67 Abs. 2 S. 1 VwGO. Edhe personat që ushtrojnë funksionin e gjyqtarit, ose paditësit po ashtu mund të ju përfaqesojnë pa pagesë. Ju lusim të keni parasysh që avokatët nga Kosova nuk gëzojnë të drejtën e përfaqësimit sipas § 67 par. 2 VwGO.
Ecuria e procedurës
Procedurat pranë Gjykatës Administrative në Berlin edhe më tutje zgjasin 10 muaj ose më shumë.