Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fillim i punësimit

Architekt und Polier mit Plan auf der Baustelle

Arbeiten in Deutschland, © colourbox.de

Fillim i punësimit – çfarë duhet të di?

Risi nga 1 nëntori 2017

Deri më tani kemi rekomanduar që për parashtrimin e kërkesës për vizë pune sipas nenit § 26 par. 2 Udhëzimi për Punësim (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor) të bëni fillimisht kërkesë për një parapëlqim nga Zyra Federale për Punë. Ndërsa nga data 1 nëntor 2017 Zyra Federale për Punë do të përfshihet në menyrë të rregullt në proceduren e vizave. Parapëlqimet e lëshuara deri më 1 nentor 2017 do të mbajnë vlefshmerinë e tyre por në vazhim nuk do të trajtohen me prioritet gjatë caktimit të terminit.

Unë në të kaluarën kam parashtruar një kërkesë për azil në Gjermani

Kjo nuk ka pasoja të dëmshme – mirëpo në kërkesën tuaj për vizë ju duhet t’i paraqitni të gjitha të dhënat lidhur me qëndrimet e mëparshme në Gjermani. Në qoftë se jeni dëbuar nga Gjermania, apo nga një shtet tjetër anëtar i zonës Schengen, ju lutemi të kontrolloni, nëse për ju ekziston një ndalesë e hyrjes në shtetet e zonës Schengen. Ambasada nuk mund të ju lëshojë një vizë për fillim të punësimit, nëse ju jeni në listën e ndalesave të hyrjes në shtetet e zonës Schengen.

Çfarë nënkupton § 26 pika 2 nga Udhëzimi i Punësimit (§ 26 Abs. 2 der Beschäftigungsverordnung)?

Rregullorja e ashtuquajtur për Ballkanin Perëndimor parasheh një qasje më të lehtësuar në tregun gjerman të punës. Ne i kemi përmbledhur këtu të gjitha informatat e rëndësishme.

Viza juaj për fillim të punësimit sipas § 26 pika 2 Udhëzimi i punësimit (BeschV) - Përmledhje

Nuk është e nevojshme të ngarkohet një agjension, apo zyrë udhëtimi për të bërë një kërkesë për caktim të një termini, gjegjësisht për të plotësuar një formular për vizë. Ambasada nuk mban marrëdhënie afariste me asnjë agjension, apo zyrë udhëtimi. Kërkesat për termin për vizë, kërkesat për viza, si dhe ndihma për të plotësuar një formular për vizë në gjuhën shqipe është falas, ndërsa e vetmja taksë që ne kemi e vendosur është taksa për vizë në vlerë prej 75 €, pagesën e të cilës ne e pranojmë vetëm në sportelet e zyrës së vizave. Të tjera taksa, apo pagesa nuk ka.

Në datën e terminit tuaj, ju luteni të paraqiteni personalisht dhe në kohë. Ju lutem vini re që kërkesa juaj e praqitur me dokumentacion jo të plotë, mund të çojë në stërszgjatjen e kohës së shqyrtimit, apo edhe në refuzim. Ju lutemi na ndihmoni për ta mënjanuar këtë, duke sjellur me vete dokumentet në vijim:

  • Pasaportën valide të udhëtimit dhe dy kopje. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të zbrazëta dhe së paku nëntë muaj vlefshmëri
  • 2 formularë të plotësuar tërësisht dhe të nënshkruar nga ju për një vizë nacionale. Këta formularë i merrni në faqen tonë të internetit. Formularët për vizë duhet të plotësohen në gjuhën gjermane, apo angleze
  • 3 fotografi aktuale biometrike të formatit të pasaportës me sfond me ngjyrë të çelët
  • Taksa e vizës në vlerë prej 75 € të paguhet me para të gatshme (ju lutem saktë) dhe eventualisht shpenzime të tjera
  • Kontrata e punës, apo aftësimit profesional në origjinal me nga dy kopje. Kontrata duhet të jetë e nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi
  • Një sigurim shëndetsor (incoming), i cili ësht i vlefshëm për 6 muaj brenda një viti. Ai duhet të vlejë edhe nëse ju e zhvendosni vendbanimin tuaj nga Kosova jashtë vendit.

Të dhënat e konstatuara si të pavërteta gjatë procedurës së vizës, lidhur me qëndrimet paraprake në Gjermani, zakonisht çojnë në refuzim të kërkesës.

Versioni i gjatë

Nënshtetasve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova, u njihet e drejta e strehimit në Gjermani vetëm në raste shumë të rralla, sepse ato bëjnë pjesë në shtetet e sigurta të origjinës. Kush udhëton për Gjermani dhe mbetet atje, deri sa kërkesa e tij/saj për azil të refuzohet, duhet të llogaris me një ndalesë disa-vjeçare të hyrjes në Gjermani dhe në shtete të tjera të zonës Schengen.

Që nga 01.01.2016 për nënshtetasit e Ballkanit Perëndimor vlenë një qasje lehtësuese në tregun gjerman të punës. Parakusht është një kërkesë për vizë e parashtruar në atdhe – nuk është e mundur që në Gjermani të bëhet kjo lloj kërkese për punësim.

Mirëpo ka kufizime të rëndësishme, në qoftë se ju në 24 muajt e fundit para kërkesës për vizë keni qëndruar në Gjermani me status të qëndrimit të toleruar (Duldung), apo si azilkërkues dhe nëse keni marrë asistencë në forma të ndryshme, sipas Ligjit për Azilkërkues.

Në këtë rast ju duhet t’i plotësoni të gjitha kriteret:

  • Ju keni parashtruar kërkesën për azil pas datës 01.01.2015 dhe para datës 24.10.2015.
  • Keni qenë në Gjermani deri më datën 24.10.2015.
  • E keni lëshuar Gjermaninë vullnetarisht para datës 31.12.2015. Nëse e keni lëshuar Gjermaninë vullnetarisht pas datës 31.12.2015 dhe para datës 24.10.2015, atëherë varësisht nga rrethanat, mund eventualisht të llogaritet që kthimi ka ndohur menjëherë.

Nëse e keni lëshuar Gjermaninë vullnetarisht pas datës 04.05.2016, në rastet e zakonshme nuk mund të llogaritet se jeni kthyer menjëherë – dhe është e mundur që kërkesa juaj për vizë në këtë rast duhet të refuzohet.

Procedura më hollësisht

Për të udhëtuar për në Gjermani juve ju nevojitet një ofertë punësimi me karakter detyrues nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë punëkërkues të privilegjuar, siq janë për shembull punëkërkuesit gjermanë, apo punëkërkuesit nga një vend tjetër i BE-së. Paga dhe kushtet e tjera të punësimit nuk duhet të jenë më të disfavorshme se sa për një punëmarrës të krahasueshëm në Gjermani.

Në qoftë se keni gjetur një vend punësimi të përshtatshëm, luteni punëdhënësin për të jua bërë një ofertë me karakter detyrues, gjegjësisht për të jua ofruar një kontratë pune. Kontrata e punës duhet të përmbajë të dhënat e plota lidhur me punëdhënësin dhe punëmarrësin me adresën e plotë dhe të dhënat e plota të kontaktimit

  1. Përmbajtjen e kontratës së punës
  2. Pagën bruto
  3. Kohën e punës
  4. Ditët e pushimit vjetor
  5. Pagesat e tjera të veçanëta

Rekomandohet të përpilohen tre ekzemplarë identikë të kontratës së punës, gjegjësisht ofertës së punësimit, të gjitha të nënshkruara nga punëdhënësi.